E Diel, 1 Nëntor 2026

Si me zbuluan, nga mesuese ne Fushe-Arrez, folese ne televizion

Ikona e Radio Televizionit Shqiptar Tefta Radi, ne nje interviste per gazeten “Koha Jone”, ka pranuar te rrefeje historine e jetes se saj, si u perzgjodh folese ne televizionin e vetem ne vend, nga puna ne mesuese ne Puke e me pas ne Fushe-Arrez. Zonjen Radi, sapo e takon te jep pershtypjen e nje aristokrateje te vertete, te mbajtur pavaresisht viteve qe ka mbi supe, ndersa flet me nostalgji per vitet e punes si ne Fushe-Arrez, ashtu edhe ne Televizionin Shqiptar. Nuk kishte si te ndodhte ndryshe, ka qene pikerisht zeri i saj i vecante dhe kumbues, qe do te spikaste dhe fare rastesisht, ajo do te zgjidhej per te qene me pas folesja kryesore ne Radio Televizionin Shqiptar ne vitet ‘80. Radi rrefen per ne punen e veshtire dhe emocionet qe dhuronte ajo cdo dite.

Zonja Radi, te gjithe ju njohin si folesen e Televizionit Shqiptar, per shkak te karrieres suaj te gjate ne ekran. A mund te na tregoni si ndodhi qe ju u bete folese ne TVSH?

Une kam mbaruar studimet ne vitin 1975 per gjuhe letersi dhe sapo mbarova studimet, me emeruan ne Lezhe si mesuese. Pas nje jave erdhi vendimi i dyte, ne te cilin thuhej qe duhet te shkoja ne Puke. Ne ate kohe ishim te detyruar te shkonim sado larg te ishte. Pasi ishte nje vit qe behej stazhi dhe pa bere kete vit, nuk merrej diploma. Por problemi ishte se ikje dhe nuk dihej se kur vije, pra nuk kishe limit ne kohe. Kishte vajza qe kane ndenjur 10 vite e me shume larg Tiranes, pra harroheshe. Me thene te drejten, une nje vajze e vetme mes tre vellezerve, nuk do te thote se isha e perkedhelur, perkundrazi, duke pasur dy prinder te angazhuar nga mengjesi ne mbremje, babi ka qene ushtarak, ndersa nena ka punuar ne shendetesi 40 vjet me tre turne dhe mua me binte barra ne familje. Kisha tre vellezer nen vete. Jam rritur, me thene te drejten para kohe, me punet e shtepise, me vellezerit qe perkujdesesha me gjithcka. Kur mora emerimin per ne Puke babai u ndje keq, pasi ishte zone e thelle. Dhe me shoqeroi ate dite. Isha e re, 21 vjec dhe s’kisha udhetuar ndonjehere ne malesine e veriut. Me thene te drejten nje vend qe me la shume pershtypje, bukuria, natyra, ujerat e kalter ne te gjelber, malet me pyje, nje gjelberim i papare, por dhe nje rruge e frikshme me lartesira, me gremina. Mberritem dhe shkuam tek shefi i seksionit te arsimit dhe mua me kishin caktuar ne Berishe te eperme. Eshte nje zone shume e thelle.

Pse ju emeruan kaq larg, ishte denim apo...?

Emerimet beheshin per te gjithe, ishin te planifikuara. Kishte nje planifikim per intelektualet qe duheshin per zonat e thella, qofte ne veri, qofte ne jug. Nuk kam vajtur me denim, absolutisht, kisha marre nje emerim. Atje gjeta shume kolege nga te gjithe rrethet e vendit, deri nga Dropulli, Gjirokastra, Vlora, nga e gjithe Shqiperia, inxhiniere, mjeke, doktore. Pas nje fare kohe, u afrova disi dhe me lane shkollen e mesme te Fushe-Arrezit. Ne ate kohe, i kushtohej nje rendesi e madhe arsimimit te zonave te veriut, emancipimit te gruas, zhvillimit te kultures. Puna jone nuk ishte thjeshte mesimdhenie, por kishte nje rol te dyfishte, kishim rol te punonim me fjalet e rralla me leksikologjine, te punonim me shprehjet e vecanta, si dhe te merreshim me emancipimin e gruas. Kam njohur nje popull te pasur shpirterisht, me nje bote te madhe dhe me nje deshire per te mesuar. Kisha nxenes qe ecnin dy ore si ne kohen e Migjenit, ne mes te debores me kepuce llastiku, qe beheshin uje dhe te vinte keq, duheshin te thaheshin dhe pastaj t’i beje mesim. Por kam pasur nxenes shume te mire. Nuk mund te them se kam kaluar keq. Mendoj se eshte mire per te rinjte per te punuar fort, pasi puna te pjek, te ben te vleresosh punen, njeriun, karakterin, te prekesh realitetin me dore, te dish te menaxhosh edhe parane, te mos e shperdorosh. Mendoj se ajo kohe, na poqi para kohe dhe na beri mire. Kisha shoqe mjaft te mira, nga Korca, Gjirokastra e Shkodra, vajza te shkelqyera. Ne jetonim ne bodrum dhe kur ecnim ne Fushe-Arrez, ne mes te ftohtit edhe qerpiket na ngrinin. Megjithate them se ne rini, kalohet cdo gje. Te ben te besosh se cdo gje eshte e mundur, cdo gje arrihet. Ndenja 4 vjet atje dhe ne vitin 1979 ne merreshim me aktivitete jashteshkollore. Une isha me grupin artistik dhe benim takimet folklorike mes zonave te veriut. Nje dite, vjen Jani Duri nga Radioja, i cili erdhi per te bere nje emision per rinine dhe kur me degjoi, me tha se zeri yt me duket interesant dhe sikur te vish ne Radio te besh nje prove se kemi nevoje per folese. Te them te drejten, s’e kisha menduar kurre se do te nderroja profesionin dhe aq me teper na dukej nje gje e paarritshme Radio dhe Televizioni. Ta shikonim nga larg me deshire. Erdha bera proven edhe fillova. Lashe mesuesine dhe fillova fillimisht ne Radio, ku gjeta nje kolektiv jashtezakonisht te mire. Duke filluar me te madhen Vera Zheji, Meropi Matline, Elsa Xhaja, Viron Noti, Arben Kamberi, Dhimiter Gjkoka, Maria Dhamo, Kico Sotiadhi, me te cilin kam punuar shume dhe kemi patur zerat me te kombinuar. Po keshtu dhe Liliana Mecanin, nje folese shume te mire. Te me falin emrat e tjere, sepse ishin nje brez qe punuan me shume devocion, me shume idealizem, pavaresisht veshtiresive, por profesionalisht jemi perpjekur te bejme me te miren e mundshme.

Pas punes ne Radio, si ndodhi qe kaluat ne Televizion?

Ne Radio jam ndjere shume komode dhe e kam nostalgji radion, pasi te zhdervjellteson te foluren, te pasuron leksikun. Edhe kultura eshte me e madhe ne radio. Kam punuar paralel me televizionin. Nga fundi i vitit ‘79 fillova dhe ne televizion, qe me proven e pare qe bera, me pranuan. Une nga natyra jam nje tip i qete, gjakftohte dhe habia ishte se nuk reflektova emocion. Thashe qe kam karakter te ftohte dhe di ta permbaj veten edhe ne momente te veshtira. Ndoshta kjo me beri qe te pranohesha qe ne fillim. Jam perpjekur te jem vetvetja me zerin tim origjinal, larg impostimeve, te respektoj teleshikuesin. Kam qene korrekte ne veshje, ne te ftohur, larg levizjeve te ekzagjeruara. Larg emocioneve qe shprehnin nje qendrim te caktuar. Kjo ndoshta me beri te kisha nje lloj individualiteti. Kisha nje disipline te hekurt ne pune. Nuk jam ulur kurre ne minuten e fundit ne lajme. Kam parapelqyer 5 minuta para te ulesha per frymemarrjen, per te pare tekstin, sepse atehere daktilografoheshin lajmet ne nje leter te vjeter, qe mezi shiheshin germat. Me lajme qe redaktoheshin ne minuten e fundit. Nuk ishte komoditeti qe eshte sot.

Duke pasur pasur parasysh edhe regjimin e eger qe ishte, a ndjenit ju nje fare frike ne dhenien e lajmeve?

Me thene te drejten, per lapsuse nuk ka pasur ndonje lloj reagimi, pasi eshte njerezore, por per gjera qe kishin te benin me politiken, leximi keq i nje emri te rendesishem, natyrisht qe kishte probleme.

A e ndjenit shikimin e njerezve ne rruge?

Po e ndjej, edhe sot madje edhe pse kam vite qe jam larguar nga ekrani. E ndjej veshtrimin e tyre. Madje shume me flasin. Une perpiqem t’i respektoj, te mos u shmangem, sepse do te thone c’eshte kjo fodulle. Une i dua, ashtu sic me duan.

Si rregulloheshe per te dale ne ekran, pasi ju i mbanit floket shume te rregullta, madje ka pasur zera qe mbanit paruke?

E di, mua me ka dale nami qe kam pasur paruke. Por une, tere jeten me floket e mia. Une kam pasur nje flok te dendur dhe te bukur. Ne Fushe Arrez i mbaja bishtkali, i thonim. Dhe kisha nje nxenese Vitore Rushen, kengetaren popullore me emer. Dhe bente c’bente, kur afrohesha afer bankes, fuste gishtin dhe me sperdridhte floket. “Aman moj mesuese sa te bukur i ke floket”,- me thoshte. Pra s’me kane besuar njerezit qe kisha floket e mia. Por une nga natyra, kam nje flok qe qendrojne mire pa i bere hyzmet, te mos them qe s’i bej fare. Ideja e te pasurit paruke, ka qene deri vone. Bile kishte njerez qe kur futesha ne dyqan, perpiqeshin te shikonin nga afer ose fshehurazi edhe t’i preknin. Ne kemi pasur grimiere shume te mire ne TVSH, Zhani Petushi, Mond Lako, etj. Ne ate kohe eshte investuar shume, pasi dihet qe diktatoret investojne shume per propaganden, eshte makina qe i mban ne kembe. Ne kishim materiale per grim, me te mirat qe vinin nga Franca. Nuk ka munguar asgje. Por veshja stononte, pasi visheshim me xhaketa blu, nuk lejoheshin vareset, vathet. Dukeshim si burra, ose sikur ia merrnim borxh njera-tjetres.

Nuk e di, ju qe punonit ne televizion, a shikonit stacionet e huaja, a kishit modele ne dhenien e lajmeve?

Ne ate kohe ekranet ishin te mbyllura, shikonim ndopak Italine, gjithsesi nuk kishim shembuj. Ne ishim vetvetja dhe mesuam cka gjetem nga te paret tane, per te cilet ruaj nje konsiderate te vecante, pasi nuk kishin brenda vetes egoizem, por perpiqeshin te jepnim me te miren, duke ruajtur individualitetin.

Si e shikoni ndryshimin sot? Si ka ndryshuar gazetaria, dhenia e lajmeve?

E verteta eshte se eshte arritur shume ne aspektin e teknologjise televizive. Ne Shqiperi ka ekrane dhe ka teknologji, qe edhe vendet e zhvilluara nuk e kane. Por, ende mund te them se nuk ka liri ne fushen e informimit. Sepse te gjithe jemi ndjere te autocensuruar. Te gjithe e dime se cfare transmetojme dhe cfare jo. Nuk ka politika editoriale te mirefillta. Po t’i vesh re ekranet, lajmet jane te gjitha njelloj. Jane lajme edhe ato qe nuk duhet te jene lajme. Konferenca shtypi rutine, gjera te sterzgjatura ne minutazh dhe te lodhshme.

Po spikere te mira lajmesh ka?

Spikere nuk mund te them qe nuk ka. Ndryshojne nga ne, pasi koha ecen perpara. Nuk jane te karakterit tone. Ne jetuam ne nje kohe tjeter. Ne jetuam ne kohen e Luftes se Ftohte. Ka ekrane qe e kane formuar identitetin e tyre, qe japin shume ne aspektin e gazetarise. Ne jetuam ne nje kohe qe kerkohej nje fare deklamacioni. Por ajo iku. Nuk ka me rendesi zeri. Ajo qe me terheq vemendjen, eshte mosrespektimi i gjuhes shqipe. Po te ndjekesh edicionet e lajmeve, perdoren aq fjale te huaja, sa te ben vertete te tronditesh per ate qe po peson gjuha shqipe. Pale politikanet qe jane keq e me keq, perdorin fjale aq te medha sa po t’i pyesesh dhe ata vete nuk ia dine kuptimin. Jo me populli, qe i degjon. Mendoj se ne kete drejtim, ka ende nevoje per ndryshim.

Beyonce i futet operacioneve plastike

Ylli i muzikes Beyonce, mahniti te gjithe me paraqitjen e saj ne Super Bowl. Por nuk shpetoi nga syri i paparaceve nje ndryshim i vogel ne fytyren e saj, ku duket se Beyonce ka bere nje nderhyrje ne hunde. Kjo gje, u konfirmua edhe sipas opinionit te disa eksperteve. Beyonce, pa dyshim, disa here eshte cilesuar si njera nga femrat me te bukura ne bote, por nese hidhet nje shikim ne fytyren e saj te bukur dhe behet nje krahasim, shihet se hunda e saj ka ndryshuar paksa. “Besohet se ajo ka bere nje operacion plastik. Mendoj se hunda e saj duket me e vogel dhe me e rafinuar tani. Une personalisht e bej kete procedure rregullisht. Ajo duket e mrekullueshme dhe operacioni ka bere nje pune te shkelqyer”, tha Jeffrey Spiegel, profesor ne Universitetin e Bostonit dhe kirurg i certifikuar per operacione plastike. Deri me tani nga ana e Beyonce-s, nuk ka dale ndonje koment.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›