Mjekët e urgjencave, në shtator specializim 4-vjeçar
Autori i Lajmit: red.
Në muajin shtator të këtij viti pritet që të nisë një kurs 4-vjeçar për specializimin e mjekëve në shërbimin e urgjencës. Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, u shpreh se shërbimi i urgjencave në vendin tonë është drejt një reformimi të thellë, duke filluar që nga ngritja e strukturave për ofrimin e këtij shërbimi, si dhe përgatitja e specialistëve. "Do të realizojmë përmirësimin e dukshëm dhe ngritjet atje ku nuk ekziston infrastruktura në të gjithë sektorët e urgjencave dhe pajisjen me aparaturat e nevojshme për një funksionim normal", - tha Anila Godo, ministre e Shëndetësisë. Këto deklarata ministrja e Shëndetësisë, i bëri gjatë një takimi me mjekë italianë nga Torino, të cilët po shkëmbejnë eksperiencën e tyre, në një kurs njëmujor me 50 mjekë shqiptarë, në shërbimin e urgjencës.
Ky lajm është publikuar: 03/03/2009