Ish-të përndjekurit, sot 2 mijë emrat e parë që do të dëmshpërblehen
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Brenda muajit mars 2009 do të marrin dëmshpërblimin 2 mijë ish- të përndjekur politikë. Drejtori i Institutit të ish- të Përndjekurve Politikë, Simon Miraka, tha dje për gazetën “Ballkan” se ditën e sotme, Ministria e Drejtësisë do të nxjerrë listën me emrat e përfitueve të parë të ish- të përndjekurve. Këta të fundit plotësojnë kriteret, pasi disponojnë dokumentacion të rregullt. “Kjo është vetëm një pjesë e dosjeve me dokumentacion të rregullt, pasi gjithsej janë verifikuar 15 mijë dosje në Ministrinë e Drejtësisë, të cilat i plotësojnë kriteret dhe presin vetëm marrjen e dëmshpërblimit që u takon. Kjo kategori e ish- të përndjekurve disponon të gjitha dokumentet e nevojshme që kërkohen dhe nuk ka nevojë për tjetër verifikim. Me përfundimin e kompensimit për 2 mijë emrat e parë do të nisë menjëherë përgatitja e listës së dytë me 2 mijë të tjerë e kështu me radhë”, - sqaroi për “Ballkan”, Simon Miraka, drejtor i Institutit të ish- të Përndjekurve Politikë. Në bazë të draftit të ri, i cili pritet të marrë miratimin e Kuvendit më 12 mars, ndër përfituesit e dëmshpërblimit të ish-të përndjekurve do të jenë dhe motrat, vëllezërit dhe nipërit e mbesat. Projektligji i paraqitur për diskutim në Komisionin parlamentar të Ligjeve dy javë më parë, u mbështet nga të dyja palët, ndërkohë që përfaqësues të Ministrisë së Financave shprehën rezerva lidhur me faturën financiare të tij. Sipas ekspertëve, zgjerimi i listës së përfituesve shton faturën financiare të këtij procesi, duke kërkuar një kosto suplementare në buxhetin e shtetit, por dhe bllokon nisjen e shpërndarjes e dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit që kanë plotësuar dokumentacionin përkatës. Nga ana e tij, Komisioni i Ligjeve kërkoi që nisma e paraqitur nga deputeti demokrat t i dërgohej Ministrisë së Financave, e cila të shprehet për faturën financiare të draftit. Megjithatë u duk se mazhoranca ndryshoi mendim. Vetëm pak ditë më parë, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjatë një vizite në Shkodër, preku dhe çështjen e dëmshpërblimit të ish-të përndjekurve politikë, duke siguruar se ky proces do të nisë brenda pak ditësh. “Është një detyrim që ne e kemi pasur dhe një premtim që ne po e mbajmë. Në ditët e ardhshme fillon menjëherë shpërndarja e dëmshpërblimit për të persekutuarit e regjimit komunist. Paralelisht, në Komisionin e Ligjeve ne do të kalojmë dhe një amendim të ligjit, duke i dhënë të drejtën e dëmshpërblimit dhe të pushkatuarve pa gjyq, si dhe familjarëve të të dënuarve që nuk kanë lënë pasardhës, si klerikë apo të dënuar të tjerë”, - deklaroi kryetarja Topalli. Në buxhetin e vitit 2009 janë parashikuar rreth 2 miliardë lekë për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve. Sipas të dhënave zyrtare, në Ministrinë e Drejtësisë, deri më 19 dhjetor 2008, janë paraqitur 17.579 kërkesa për dëmshpërblim financiar, të cilat janë trajtuar dhe po trajtohen nga ky institucion. Ky dikaster ka përfunduar trajtimin për mbi 1.400 kërkesa, të miratuara nga Këshilli i Ministrave, për të cilët do të shpërndahet dëmshpërblimi financiar.
Kërkesat për dëmshpërblim
Në buxhetin e vitit 2009 janë parashikuar rreth 2 miliardë lekë për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve. Sipas të dhënave zyrtare, në Ministrinë e Drejtësisë deri më 19 dhjetor 2008, janë paraqitur 17.579 kërkesa për dëmshpërblim financiar, të cilat janë trajtuar dhe po trajtohen nga ky institucion. Ky dikaster ka përfunduar trajtimin për mbi 1.400 kërkesa, të miratuara nga Këshilli i Ministrave, për të cilët do të shpërndahet dëmshpërblimi financiar.
Dyfishohet fatura, 500 milionë dollarë
Fatura për kompensimin e ish- të përndjekurve politikë dyfishohet në gati 500 milionë dollarë. Rritja e kostos së dëmshpërblimit vjen pas zgjerimit të skemës së përfituesve me gratë dhe fëmijët e ish- të përndjekurve si trashëgimtarët kryesorë të tyre. “Me futjen në listë të grave dhe fëmijëve të ish-të përndjekurve politikë në Shqipëri, fatura e dëmshpërblimit do të rillogaritet. Gati dyfishohet, pasi me një përllogaritje provizore mendohet të shkojë në 500 milionë dollarë. Ndërsa për sa i përket përftimit edhe të motrave dhe vëllezërve, kjo gjë ende nuk është vendosur përfundimisht. Më 12 mars Parlamenti pritet të marrë vendimin për futjen ose jo në skemën e dëmshpërblimit edhe për motrat dhe vëllezërit e ish-të përndjekurve. Në bazë të këtij drafti, i cili pritet të marrë miratimin e Kuvendit më 12 mars, ndër përfituesit e dëmshpërblimit të ish-të përndjekurve do të jenë dhe motrat, vëllezërit dhe nipërit e mbesat. Pak javë më parë ky propozim u diskutua në Komisionin e Ligjeve dhe u rikthye për rishikim pas kundërshtimeve të Ministrisë së Financave, e cila nuk ishte dakord me shtimin e faturës financiare.
Drafti
Amendimet e paraqitura për çështjen e dëmshpërblimit të ish-të përndjekurve politikë synojnë të plotësojnë një vakuum në ligjin aktual për disa kategori personash të persekutuar nga regjimi komunist dhe të dënuar nga ligjet speciale në vitet 1945-1946. Projekligji u mundëson familjarëve të personave të dënuar apo të pushkatuar, që nuk kanë qenë të martuar, për të përfituar nga ky ligj pra bën përfitues dhe motrat, vëllezërit apo nipërit e mbesat e të përndjekurve. Duhet theksuar se këta familjarë, pavarësisht nga persekutimi i veçantë që kanë pësuar për këtë shkak dhe përkujdesja e posaçme për të afërmit e tyre të pamartuar, gjatë gjithë periudhës së persekucionit nga regjimi komunist, nuk kanë përfituar nga ligji i miratuar në vitin 2007.
Amendimet
Neni 2
Neni 8 riformulohet si më poshtë
1. Në kuptim të këtij ligji, me familjarë nënkuptohen pavarësisht nga rregullime të tjera ligjore, paraardhësit, bashkëshortja, pasardhësit.
2.Në kuptimin e këtij ligji për personat që nuk kanë familjarë, sipas përcaktimeve të pikës së parë të këtij neni, familjarë do të konsiderohen vëllerëzit e motrat e tyre, si dhe fëmijët e këtyre vëllezërve dhe motrave.
3.Familjarët në shkallë më të parë sipas Kodit Civil përjashtojnë familjarët e tjerë”.
Neni 3
Në nenin 19, pika 1, fjala: “Brenda 1 viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji” zëvendësohet me fjalinë: ”Brenda datës 01.07.2009”
Pika 2 e nenit 19 riformulohet:
2. “Mosparaqitja e kërkesës brenda afatit të përcaktuar në pikën 1 të këtij neni, sjell humbjen e së drejtës së dëmshpërblimit për ish-të dënuarin politik apo familjarin e viktimës me dënim kapital. Sipas këtij ligji ish-i dënuari politik i regjimit komunist, kujdestari i tij ligjor apo familjari i viktimës së pushkatuar nuk mund të rivendoset në afat për paraqitjen e kërkesës, pas datës 01.07.2009”.
Ky lajm është publikuar: 03/03/2009