E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjekët, konkurs për stazh mjekësie në Francë

Ambasada Franceze në Tiranë njofton se është hapur konkursi për stazhin e mjekësisë për mjekë, shtetas të huaj, që dëshirojnë të ndjekin formimin e tyre mjekësor të specializuar duke u diplomuar në Francë. Në këtë konkurs mund të marrin pjesë të gjithë kandidatët e interesuar dhe që janë specialistë në kardiologji dhe sëmundje vaskulare, endokrinologji, gjenetikë mjekësore, radio-diagnostikim dhe imazheri mjekësore, anestezi reanimacion, biologji mjekësore, obstetrikë-gjinekologji, psikiatri dhe shëndet publik. Të interesuarit duhet të dorëzojnë aplikimet e tyre pranë Zyrës së Shërbimit të Bashkëpunimit dhe Veprimit Kulturor të Ambasadës Franceze në Tiranë, çdo ditë nga e hëna deri të premte, ora 15:00-16:00. Afati i fundit është data 31 mars 2011. Formularët e regjistrimit, kriteret e pranimit dhe informacione të tjera shtesë mund t’i gjeni në faqen zyrtare të qendrës kombëtare të drejtimit në rubrikat: konkurse dhe provime/konkurset e pranimit në ciklin e tretë/konkurset e stazhit për të huajt, që gjenden në adresën e mëposhtme të internetit: http://www.cng.sante.fr/Concours-d-internat-de-medecine-a.html.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›