Tiranë: Pranga 37 vjeçarit për vjedhje automjetesh

Policia e Tiranës ka finalizur me sukses nje operacion tjetër e cila ka të bejë me prangosjen e shtetasit Genc Jashari, 37 vjeç.
Ai është dënuar me një vit e tetë muaj burg, pasi akuzohej për vjedhje automjetesh.
Ky operacion është realizuar nga policia e komisariatit numër tre në Tiranë, ndërsa ishte shpallur në kërkim për "Vjedhje e kryer në bashkëpunim".