Kapet i dënuari me 25 vjet burg

Specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër kanë bërë të mundur ditën e sotme prangosjen e shtetasit Shaqir Halim Doda, lindur në Dibër dhe banues në Laç, i dënuar me 25 vjet burg për veprën penale të “Vrasjes".
Ndërkaq, ky shtetas i dënuar me 25 vjet burg për vrasje, do hynte nga Greqia për në Shqipëri nëpërmjet pikës së kalimit të kontrollit kufitar Kakavije duke përdorur gjeneralitete të tjera.
Ky shtetas në vitin 1993, në Laç, ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij për motive xhelozie. Gjykata e Rrethit Kurbin, në vitin 1994 e ka dënuar këtë shtetas me 25 vjet burg.
Shtetasi Shaqir Doda, deri në muajin mars të vitit 1997, ka vuajtur dënimin në burgun e Lezhës dhe pas trazirave të vitit 1997 është larguar nga burgu dhe deri ditën e sotme jetonte në Greqi.