Mjekët me prokuror e gjykatë të veten të nderit

Tash e tutje edhe mjekët do të kenë prokurorin e tyre dhe gjykatën e nderit, të cilët do të merren me vlerësimin e dështimeve profesionale, bën të ditur ktv. Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, tha se për herë të parë në Kosovë mjekët do të kenë Odën e tyre, e cila do t’u japë autonomi profesionistëve të fushës që të vendosin për çështjet siç janë regjistrimi dhe licencimi i mjekëve, shkollimi specialistik, zhvillimi i vazhdueshëm profesional dhe çështjet etike profesionale, përgjegjësi këto që deri tash ishin kryer nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. Pas formimit të kësaj ode u tha se në rast të gabimeve profesionale nga ana e mjekëve, ata më nuk do të kenë mundësinë e ikjes së përgjegjësisë, pasi që do të hetohen e do të ndiqen ligjërisht nga organet e Odës. Në këtë proces zgjedhor pritet të marrin pjesë rreth 4000 mijë mjekë të Kosovës.
Pas kësaj Ode do të themelohen edhe Oda e Stomatologëve, Oda e Farmacistëve, Oda e Infermierëve dhe Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës./Indeksonline/