E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeket ngrene alarmin per pirjen e madhe te duhanit ne Maqedoni

Maqedonia ze vendin e dyte ne Evrope per pirjen e duhanit per fryme. Thuajse nje ne tre persona ne Maqedoni eshte me cigare ne dore ose 700 mije banore sipas statistikave te fundit qe kap nje perqindje 35 perqind te popullates se pergjithshme.

Duhanpiresit dhe ata qe nuk e konsumojne duhanin jane te vetedijshem per pasojat e pirjes se duhanit por cdo njeri nga ta ka arsyet e veta.

Mendoj se me mire do te ndihet ai njeri qe ka mushkeri te shendosha pa nikotine.

Une nuk pi duhan bashkeshortja po keshtu qe kemi gjithmone zenka Mendoj se eshte e demshme por cka te bej me ka mbetur shprehi. Kam provuar ta le por nuk mundem thone qytetaret.

Tani me dy vite ne Maqedoni zbatohet ligji per mbrojtje nga pirja e duhanit qe nenkupton se duhani eshte i ndaluar ne kafene bare nate disko- klube dhe ne te gjitha ambientet e mbyllura administrative dhe institucionet shteterore. Por prapseprape Maqedonia eshte ne krye te vendeve ku pihet me shume duhan.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift 700 mije banore pijne duhanLigji ekziston por nuk zbatohet

Sociologu Gjorgji Tanevski thote se kjo ka te beje me kodin etno psikollogjik te qytetareve te Maqedonise te pranimit apo mos respektimit te ligjit. Ligjet per ndalimin e duhanit kane shkaktuar rezistence edhe ne vendet tjera por ne Maqedoni sipas statistikave ky ligj shume pak respektohet. Besoj se qytetaret kane filluar te adaptohen ndaj ndaleses se pirjes se duhanit dhe ne shume lokale nuk verehet pirja e duhani thote Tanevski.

Ne shume lokale pronaret nga tavolina kane hequr tavllat e duhanit dhe ne vende te dukshme eshte vendosur paralajmerimi se duhani eshte i ndaluar por klientet ne rrezik te vetin ne lokale ndezin cigare. Une i kam larguar tavllat por kemi kliente qe nuk e respektojne kete dhe ndezin cigare mosrespektimi i ligjit eshte ne pergjegjesine e tyre thote pronari i nje lokali ne Shkup.

Mirce Petkovski eshte inspektor tregu i cili mbikqyr lokalet se a respektohet ligji per mospierjen e duhanit. Kemi raste kur kemi hasur ne kliente duke pire cigare ka qene i dehur. Ne ato raste kemi denuar pronarin e lokalit.

Vetem ne dy muajt e pare te ketij viti prej 3000 lokaleve te kontrolluar inspektoriati i tregut ka verejtur parregullsi ne 90 perqind prej tyre.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift

Gjobat mund te ndihmojne

Statistikat tregojne se 25 perqind e te semureve nga kanceri ne mushkeri ne Maqedoni jane duhanpires. Sipas mjekeve shkaku kryesor jane cigaret. Shkaktari me i madh i kancerit ne mushkeri dhe i semundjeve kardiovaskulare eshte pirja e duhanit. do vit nga kanceri i mushkerive semuren 870 persona thote doktor Mirjana Babamova.

Per tiu shmangur vesit te pirjes se duhanit ne Maqedoni promovohen nje sere broshura por deri me tani efektet kane munguar thote Babamova. Ne parandalimin e pirjes se duhanit ne Maqedoni efekte nuk kane dhene edhe gjobat maramendese pronaret e objekteve per mos respektimin e ligjit te pirjes se duhanit denohen prej 1000 deri 5000 euro ndersa personat fizik nga 100 deri 300 euro.

Autor Fatos Musliu

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›