E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinezet investojne ne tregun amerikan te pasurive te patundshme

Lily Lin eshte nje agjente imobiliare ne Nju York City. Sot ajo iu tregon klienteve te saj nje atelie ne afersi te Times Square. Kjo pjese e Nju Jorkut eshte mjaft e preferuar per firmat e modes. Shume zyra nje atelie e madhe dhe mjaft dollape perfshihen brenda imobilies 280 metra katrore. Lily Lin ka lindur ne Kine ashtu si klientja e saj. Eva Su nga firma Bespoke Fashion jemi te specializuar ne moden e femrave.

Eva Su ka nje firme mode qe prej dhjete vitesh ne Nju Jork. Malli i saj prodhohet ne Kine. Su deshiron te zgjeroje kapacitetet dhe ka nevoje per zyra te reja e studio ne Manhatan. Ashtu si ajo ka edhe mjaft kineze te tjere qe jane te interesuar per tregun e imobilieve ne Shtetet e Bashkuara. Ata investojne ne fonde imobiliesh blejne shtepi nga njerez te falimentuar apo u japin para pronareve te imobilieve te cilet kane qene ne gjendje te mire para krizes. Kinezet perfitojne nga cmimet e uleta aktualisht thote Lin.

Bildunterschrift Times Square

Per kinezet - SHBA jane ne vendin e pare ne klasifikimin e vendeve te preferuara per blerjen e imobilieve. Ne Shangai apo Pekin shtepite po behen gjithnje e me te shtrenjta. Ne SHBA cmimet jane ende te uleta. Kinezet preferojne qytetet e medha Los Anxhelos San Francisko Nju Jork edhe per faktin qe aty ndodhen komunitete te medha me kineze. Ata investojne ne pallate banimi apo ne imobilie tregtare shpjegon Lin.

Ata qe blejne jane me se shumti firma industriale firma te shitjes me pakice apo hoteleria thote Lily Lin. Por kerkesa per te blere ne Amerike eshte rritur edhe tek njerezit qe blejne privatisht. Pasuria ne Kine po rritet vazhdimisht Me pare kam qene nje agjente imobiliare e njohur ne Shangai. Kam njohur shume njerez te pasur vertet shume te pasur. shte e pabesueshem sa shume qe eshte rritur pasuria. Para 20 vjetesh nuk kishte njeri me makine tani kane te gjithe nje makine blejne veshje firmato. Por qeveria kineze i kufizon mundesite e investimeve. Prandaj ata i hedhin syte pertej detit.

Me pare blinin investore ruse apo arabe. Ndersa sot 1/10 e investoreve ne tregun imobiliar amerikan vjen nga Kina. Ne Nju Jork madje ata vijne shpesh te organizuar me autobuze per te pare objekte te ndryshme. Dhe e dine saktesisht se cfare duan. Kur bejme fjale per Nju Jorkun per Manhatanin dhe kinezet duan te blejne ketu nje apartament atehere objekti duhet te jete ne Fifth Avenue. Dicka qe edhe njerezit ne Kine e njohin. York Avenue nuk e njeh kush. Adresa ku ke blere dicka eshte shume e rendesishme.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Lily Lin eshte nje agjente imobiliare ne Nju York City

Lily Lin eshte e bindur se ka vendosur piketen e duhur ne tregun e duhur ate te imobilieve. Fakti qe ajo vete eshte kineze i ofron avantazhe te medha. Ne Kine kjo ka te beje me kulturen e vendit. Ne radhe te pare vjen marredhenia e mirebesimit pastaj biznesi. Besimin te duhet ta fitosh ngadale. Po qe se kinezet te besojne atehere te vijne pas.

Pra kush do te beje biznese me kinezet duhet te kuptoje kulturen e tyre sepse kush nuk e njeh ate e ka shume te veshtire.

Autor Miriam Braun/ Lindita Arapi

Redaktoi Aida Cana

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›