E Diel, 1 Nëntor 2026

Portman nje nga femrat me seksi te planetit

Ka fituar një Oscar për interpretimin brilant në filmin Black Swan, po pret fëmijën e saj të parë dhe së fundi është konsideruar si një nga femrat më seksi të planetit sipas revistës ‘Playboy’.

Natalie Portman ka mundur të hyjë në një klasifikim ku gjenden të përhershmet Angelina Jolie, Halle Berry dhe Scarlett Johansson.

Lista e plotë, e zgjedhur nga vetë Hugh Hefner (pronari i revistës), do të publikohet muajin e ardhshëm, në një edicion që do të quhet “Sex and music”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›