Mjeket protestojne dhunen
Tre dite pas plagosjes se neurologut Kosta Koci, koleget e tij ne spitalin rajonal te Vlores jane shprehur se gjendja e tij shendetesore eshte agravuar serisht. Mesohet se mjeku ka rene serisht ne gjendje kome, duke shfaqur keshtu komplikacione, qe vijojne t’i rrezikojne jeten 65 vjecarit. Nderkohe sot ka protestuar i gjithe personeli mjekesor i spitalit rajonal te Vlores me qellim sensibilizimin e opinionit publik. Te gjithe mjeket kane dale perpara spitalit ne shenje proteste duke marre shkas edhe nga ngjarja e tre diteve me pare ku mbeti i plagosur doktori Kosta Koci. Lidhur me protesten e mjekeve diten e sotme kreu i spitalit rajonal te Vlores Lufter Nuraj u shpreh se eshte totalisht ne mbeshtetje te mjekeve. Tre dite me pare nje person ende i paidentifikuar qelloi me thike mjekun neurolog teksa ky po shkonte drejt klinikes se tij.