E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, humb jetën emigranti shqiptar gjatë punës

Një emigrant shqiptar ka vdekur në Itali, si pasojë e një aksidenti gjatë punës.

Genc Arapaj humbi jetën, ndërsa ishte duke punuar në një kantier ndërtimi, pasi ai u shtyp nga një prej makinerive. Ngjarja e rëndë ka ndodhur natën e mbrëmshme në stacionin Tonco në qytetin e Astit. Autoritetet vendase kanë bërë të ditur se organet e brendshme të 39-vjeçarit nga Shqipëria ishin dëmtuar rëndë si pasojë e shtypjes nga ana e makinerisë së rëndë. Karabinierët e kanë dërguar menjëherë me anë të një helikopteri në spital, por emigranti Arapaj ka ndërruar jetë sot në mëngjes. 39-vjeçari lë kështu gruan dhe dy fëmijët e vegjël, të cilët jetojnë në Asuti. Shqiptari e ka pasur të pamundur që t’i shmangej makinerisë, duke u shtypur kështu dhe duke humbur jetën.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›