Has: Digjet banesa, nuk ka të lënduar
Një banesë ka marrë flakë ditën e djeshme në qytetin e Krumës, duke u djegur tërësisht, por pa shkaktuar të lënduar në njerëz. Edhe pse zjarrfikësit u përpoqën që të shuanin flakët, nuk kanë arritur ta fitojnë këtë betejë. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 të ditës së djeshme, kur një zjarr i fuqishëm përfshiu banesën e shtetasit Qamil Haxhia, në lagjen “Pekaj” të qytetit të Krumës. Sipas burimeve, në momentin e rënies së zjarrit në banesë nuk ka qenë asnjë prej familjarëve. Ai shtoi se zjarri mendohet të jetë shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik. Ky është rasti i katërt i rënies së zjarrit në banesë në rrethin e Hasit, që është kryesisht rrjedhojë e rrjetit të amortizuar të shpërndarjes së energjisë elektrike. Ende nuk është përcaktuar dëmi që i është bërë kësaj familjeje nga rënia e zjarrit.