E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeket, pune ne baze te kualifikimeve

Mjeket nuk mund te sigurojne nje vend pune vetem me njohurite qe kane marre nga bankat e shkolles. Po keshtu nese e kane kete vend pune nuk mund ta mbajne deri sa dalin ne pension dhe kjo sepse duhet te kualifikohen here pas here, per njohurite me te fundit te shkences dhe profesionit. Ky eshte ligji me i fundit qe eshte duke u hartuar nga Ministria e Shendetesise ne bashkepunim me Urdhrin e Mjekut te Shqiperise.

Kualifikimet

Nese kane mangesi te theksuara ne formimin e pergjithshem, mjekeve do t'u nderpritet pergjithmone e drejta per ushtrimin e profesionit. Kjo, pasi tashme cdo mjek do te jete i detyruar qe edukimin e tij profesional, te mos e perfundoje me perfundimin e studimeve te larta apo specializimeve afatgjata, por do te jete i detyruar te ndjeke sistemin e edukimit te vazhdueshem. Qe do te thote se ata, per te mbajtur nje vend pune, do te jene te detyruar te ndjekin seminare, trajnime, konferenca apo simpoziume, ne fund te te cileve do te marrin nje sasi kreditesh per formimin shkencor, etik e moral. Kjo gje do te perseritet cdo tre ose pese vjet dhe nuk eshte ne deshiren e bluzave te bardha, por eshte e detyrueshme me ligj.

Ligji i ri

Mjekesia zhvillohet vazhdimisht, ndersa leksionet qe merren ne auditore jane shume larg asaj qe ndodh, kur ke me te vertete nje pacient qe te duhet t'i percaktosh diagnozen. Pikerisht per te bere qe njohurite e fakultetit te gjejne zbatim edhe ne praktike, si dhe per t'i mbajtur mjeket gjithmone ne kontakt me ndryshimet dhe zhvillimet me te fundit te mjekesise, ata do te jene te detyruar te kualifikohen vazhdimisht. E thene ndryshe, mjeket shqiptare nuk do te ushtrojne me profesionin ne pafundesi, pa realizuar detyrimin per kualifikim te vazhdueshem. Vetem pasi t'iu jene nenshtruar dhe te kene permbushur detyrimet ne perputhje me programet per rikualifikim, sikurse ne te gjithe vendet e botes, atehere do t'u jepet e drejta per ushtrim te profesionit. Madje, nese nje mjek do te shfaqe mangesi te theksuara ne formimin e tij te pergjithshem, do t'i nderpritet pergjithmone e drejta per te ushtruar profesionin. Presidenti i "Urdhrit te Mjekut" te Shqiperise, Din Abazaj, deklaron se kjo ka qene nje e mete e pajustifikueshme e shendetesise shqiptare. Ai sqaron me tej se sipas nje cikli 3-5 vjecare, mjeket tane do t'iu nenshtohen rikualifikimeve profesionale, programe ne te cilat ata duhet te permbushin dhe arrijne nje sasi te caktuar kreditesh ne formimin shkencor, etik dhe moral. Presidenti i "Urdhrit te Mjekut", Abazaj, ben te ditur se deri me tani nuk ka ekzistuar nje detyrim ligjor per edukimin e vazhdueshem te mjekeve shqiptar, por ne ligjin e ri te shendetesise ky eshte futur si nje akt nenligjor. Abazaj shpjegon se i ka kerkuar Ministrise se Shendetesise qe prej vitit 2000 realizimin e edukimit te vazhdueshem te mjekeve tane, nje standart qe po sipas tij, eshte kerkuar nga shume vende te tjera. Megjithate kreu i "Urdhrit te Mjekut", Abazaj, shprehet se pavaresisht perfshirjes se kesaj ceshtjeje ne nje akt- nenligjor, nevojitet nje ligj i posacem, per rikualifikimet profesionale. S.Isaku


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›