E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISHP, Tirana e Durresi kryesojne "toplisten" e zhurmave

Studimi i fundit i muajit korrik, nga Instituti i Shendetit Publik ka vertetuar edhe nje here se kryeqyteti i Shqiperise eshte me i ndoturi nga zhurmat. Sipas ketij studimi zhurmat ne Tirane ,mbeten mbi normat e Organizates Boterore te Shendetesise. Specialistet thone se "21 Dhjetori", kryqezimi i Laprakes dhe ai i "Ushtarit te Panjohur", per shkak edhe te trafikut, jane me te zhurmshmit. Tirana vazhdon te jete qyteti me i zhurmshem dhe vlerat nuk shkojne asnjehere drejt renies, por drejt rritjes duke u krahasuar kjo edhe me shifrat e kater viteve te fundit. Sipas studimit, faktoret qe ndikojne ne rritjen e ndotjes akustike jane levizjet parazitare, mungesa e parkimeve, levizja e automjeteve te renda dhe mungesa e rrugeve dytesore qe lehteson qarkullimin e automjeteve. ISHP ndotjen nga zhurmat e konsideron nje nga problemet kryesore te veprimtarise se tij, per mbrojtjen e shendetit publik. Ndotja akustike shkakton interference te fjaleve, prishje te gjumit, efekte psikofiziologjike, efekte mbi shendetin mendor dhe sjelljen e njerezve me njeri- tjetrin, sipas specialisteve te seksionit te Fizikes Sanitare ne ISHP. Po keshtu edhe qyteti i Durresit vazhdon te kete nivelet me te larta te ndotjes akustike. Duke iu referuar monitorimit me te fundit te bere nga tete qytete, konstatohet se Tirana eshte qyteti me ndotje te larte akustike, me nivele qe arrijne deri ne 74 dB (decibel) ne kryqezime te rendesishme, dhe se nga keto nivele jane prekur nje pjese e rendesishme e popullates. Por dhe qyteti i Durresit klasifikohet ne monitorim si nje qytet i zhurmshem, ku vlera mesatare e ndotjes akustike diten shkon ne 72 dB. Te dhenat dalin nga monitorimi, i cili eshte kryer ne ato pjese te qyteteve ku ka kryqezime te rendesishme dhe ne zona te banuara.

Shkaktaret

Ndertimet e pakontrolluara, vendosja e objekteve zhurme shkaktuese ne objekte banimi, ndertimet industriale (makineri) ne afersi te zonave te banimit, automjetet e vjetra, jane bere shkak i rritjes se nivelit te zhurmes tej normave, duke u kthyer ne nje shqetesim serioz per shendetin publik.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›