KE, vizat: I ndarë vlerësimi për Shqipërinë dhe Bosnjën
Autori i Lajmit: Redaksia
Komisioni Europian deklaron se nuk ka një afat te sakte për liberalizimin e vizave me Shqipërinë, duke rrezuar kështu premtimet e herëpashershme te kryeministrit Berisha dhe ministrave te qeverise se tij për lëvizjen e lire brenda vitit te pare te mandatit te tij te dyte. Gjithashtu Brukseli zyrtar thekson se vlerësimi për Shqipërinë dhe Bosnjën, dy vendet e fundit te mbetura ne ketë proces, do te jete mbi bazën e meritave individuale, duke zyrtarizuar ndarjen mes te dyve. Ne lidhje me progresin e shënuar nga Shqipëria ne plotësimin e udhërrëfyesit dhe nëse ekziston apo jo një axhende nga ana e Komisionit Europian për propozimin e heqjes se regjimit te vizave, zedhenesi i komisioneres për çështjet e brendshme, Mikele Cerkone, dha ketë përgjigje. "Komisioni Europian vazhdon te monitoroje zbatimin e kushteve te udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave nga Bosnje-Hercegovina dhe Shqipëria. Ne veçanti, janë kryer vlerësime ne terren gjate periudhës dhjetor 2009-shkurt 2010 nga ekspertet e vendeve anëtare te BE-se, me porosi te Komisionit. Ekspertet e KE-se tani janë duke formuluar vlerësimet e tyre për progresin e Bosnjës dhe Shqipërisë. Ky vlerësim do ti paraqitet Këshillit te Ministrave, parlamentit europian dhe autoriteteve boshnjake e shqiptare. Vetëm nëse Komisioni Europian do te gjykoje se Bosnja ose Shqipëria, ose te dyja vendet, i kane përmbushur kriteret e udhërrëfyesit, do te propozoje heqjen e vizave për qytetaret e Bosnjës ose Shqipërisë, ose për te dy vendet. Është tepër herët për te komentuar mbi një afat kohor. Ne ketë pike, nuk kemi komente te tjera për te bere." Qëndrimi i zedhenesit te Komisionit Europian vjen ne kohen kur disa media pranë BE-se kishin paralajmëruar për shanset e vogla qe kishte Shqipëria për arritjen e lëvizjes se lire brenda verës se këtij viti, duke nxjerre madje Bosnjën si me te favorizuar, ne baze te plotësimit te kritereve. Vete kryeministri Berisha, optimist për plotësimin e kushteve nga vendi ynë, kishte kërkuar diferencim nga Bosnja, ndërsa ministri i Jashtëm Meta edhe ditët e fundit ka shprehur bindjen për arritjen e liberalizimit. Më 14 prill 2010 ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, do te takohet ne Bruksel me komisioneren për çështjet e brendshme Sesilia Malmstrom, për te diskutuar pikërisht mbi progresin e bere nga Shqipëria ne udhërrëfyesin e vizave.
Ky lajm është publikuar: 12/04/2010