Cigarja kubaneze tundimi i perhershem i amerikaneve
Viti i Ri ose duhet të vijë, ose duhet ta kalojmë. Nuk ka zgjedhje tjetër. Por për Fidel Kastron, ai është vënë re si kulmi i një revolucioni të shumëpritur. Pothuajse pesëdhjetë e dy vjet më parë, revolucioni komunist i Kastros mposhti regjimin e Batistes. Ky ndryshim ishte një lajm i keq për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Regjimi i Kastros dhe përpjekjet amerikane për ta eliminuar atë dhe për të hedhur poshtë pushtetin e tij, u dukën qartë sidomos në pushtimit e Gjirit të Derrave dhe rezultuan në izolimin e një vendi kaq të bukur dhe me një kulturë muzikore shumë të gjallë. Dhe, më e keqja ishte se i shkaktoi një embargo të tregtisë për 48 vite, të cilat i privuan amerikanët nga eksporti më i kërkuar ndaj Kubës: cigaret aq shume të lavdëruara të saj. Edhe pse cigaret kubaneze janë më të kërkuarat në botë, puroja ndoshta nuk e ka origjinën nga ky ishull. Pirja e duhanit fillimisht zuri vend diku tjetër, pikërisht vendndodhja e saktë dhe data mbeten akoma të paqarta. Një vazo qeramike e zbuluar në Guatemalë, që daton së paku në shekullin e dhjetë para Krishtit, paraqet një maja duke fryrë mbi gjethet e duhanit të rrethuara me fije. Majatë i dhanë origjinën emrit me të cilin njihen tani, cigare. Fjala e tyre fillestare për të ishte ‘sikar’, e cila udhëhoqi drejt emrit spanjoll ‘cigarro’, nga e cila fjala cigare ka prejardhjen. Toka pjellore dhe klima favorizuese e Kubës lejoi kultivimin dhe prodhimin e tre tipave të gjetheve të duhanit të përdorura në një cigare – mbështjelljen, mbushjen dhe lidhjen, që është edhe më pjellorja në këtë ishull. Shumë shpejt anijet tregtare filluan që të shpërndanin duhanin kubanez nga Europa deri në Azi. Kolombi kishte si synim pushtimin e Kubës nga Spanja, dhe Spanja shumë shpejt arriti që të pushtonte vendin e ri, duke caktuar në shekullin e shtatëmbëdhjetë që gjithë duhani për eksport të regjistrohej në Sevilje. Ata më vonë shtrënguan ekonominë e këtij vendi në marrëdhëniet e saj tregtare, duke mos i lejuar kubanezët që të shisnin këtë prodhim te asnjë vend tjetër përveç atyre. Një monopol i cili zgjati deri në vitin 1817, por që atëherë bumi i përdorimit të cigareve po shpërthente për shkak të popullaritetit të tyre në gjithë botën. Vetëm SHBA konsumoi rreth 300 milionë cigare në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë, dhe si rrjedhojë u krijuan shumë tregje për eksportimin e duhanit kubanez në fillimin e shekullit të njëzet. Shkrimtari i famshëm amerikan, Mark Twain njëherë citoi se: “Në qoftë se unë nuk pi duhan në parajsë, atëherë unë nuk dua të shkoj atje”. Edhe pse ky popullaritet i tyre ishte pjesërisht për shkak të lejueshmërisë që përdorimi i cigareve kishte. Ato së shpejti u kthyen në diçka me të cilën çdo aristokrat gazmor britanik duhet të pajisej. Mbreti Edward i shtati, pretenduesi i fronit mbretëror, në vitin 1901 shpalli një ndarje me politikat e prera kundër pirjes së duhanit të nënës së tij, Mbretëreshe Viktoria, duke cituar fjalët: “Zotërinj, tani ju mund të pini”. Zakoni i të pirit duhan i Presidentit amerikan, Ulysses Saint Grant i shkaktoi atij tumorin në fyt, që i mori edhe jetën. Dhe Frojdi gjithashtu, qe një oxhak për sa i përket pirjes së duhanit. Pacientët në kolltukun e tij jo vetëm duronin komentet rreth komplekseve të tyre të Edipit, por edhe kundërmimin e zakonit të tij njëzetvjeçar të duhanit, që përfundimisht i mori jetën edhe këtij personaliteti të famshëm të historisë botërore. Pavarësisht nga rreziqet e njohura të shëndetit, duhani qëndron diçka e fiksuar në kulturën pop. Një episod i serialit ‘Seinfeld’ përqendrohej rreth një kutie cigaresh kubaneze, ndërkohë që kampionët më të falshëm të puros përfshijnë edhe Michael Jordan, Rush Limbaugh dhe Lil Wayne. Me duhanin kubanez, edhe politikanët amerikanë janë njollosur pak: Arnold Schwarzenegger është një adhurues i njohur i tyre, edhe pse një shtëllungë tymi nga duhani kubanez do të ishte një mbeturinë shpërthim bombash në fytyrën e një politikani amerikan. Një vit pasi kongresmeni Tom DeLay deklaroi se, “konsumatorët amerikanë do të zotërojnë cigare të mira dhe sheqerin e lirë kubanez në këmbim të nderit tonë kombëtar”, një foto e tij në Izrael e paraqiti atë duke pirë puron e famshme kubaneze. Për shkak të tij, nënshtetasve amerikanë iu ndalua pirja e cigareve kubaneze kudo në botë. Presidenti Barack Obama, fillimisht, sapo u zgjodh në postin e Presidentit paraqiti dëshirën për të diskutuar me Raul Castro në lidhje me shfuqizimin e pengesave në udhëtimet amerikano-kubaneze dhe dërgimet e parave, që përfundimisht mund të çojnë drejt fundit të kësaj embargoje tregtare ndaj Kubës. Por, adhuruesit amerikanë të duhanit kubanez duhet të presin akoma, pasi në shtator të këtij viti Obama deklaroi se e zgjeroi embargon ndaj Kubes deri më 14 shtator të vitit 2011. Ashtu si humoristi i famshëm, Evelyn Waugh citoi: “Dita më e keqe duket tërësisht ndryshe kur e shikon përmes tymit të një cigareje kubaneze”. Sigurisht që ai harroi të përmendte këtu efektet anësore shumë të dëmshme që duhani mund të shkaktojë!