E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prinderit e nxenesve refuzojne vaksinen falas

Sonila Isaku
Prinderit e nxenesve te gjimnazit "Sami Frashri" kane refuzuar vaksinen anti-grip, per femijet e tyre, e cila eshte dhuruar nga nje kompani farmaceutike. Sipas programit te Institutit te Shendetit Publik, femijet e shkollave do ta perfitonin falas kete vaksine. Te lajmeruar nje dite me pare nga mesuesit e tyre kujdestare se do te kryejne vaksinen anti-grip per ata qe nuk e kane marre ate, prinderit e tyre e kane refuzuar kategorikisht kete "oferte", duke mos pasur besim te cilesia e vaksines. Punonjesit dhe specialistet e ISHP-se kane qene ata qe kane kontaktuar me drejtorin e shkolles "Sami Frasheri", te cilet i kane pohuar se nuk kane nje leje nga Drejtoria Arsimore per kryerjen e kesaj vaksine. Si dhe faktin tjeter se prinderit e adoleshenteve nuk kane pranuar te kryejne kete vaksine falas.
Specialistet e ISHP-se, duke mos pasur rruge tjeter per injektimin e vaksines anti-grip, u kane kerkuar drejtuesve te shkollave te vendosin lajmerimin se kjo vaksine mund te kryhet falas ne ISHP. "Kjo ka qene e vetmja menyre per te ofruar vaksinen te te rinjte. Kurse te te moshuarit nuk kemi hasur asnje lloj "rezistence", pasi prej disa ditesh jemi duke kryer kete injektim falas per tre kategori te caktuara", eshte shprehur zedhenesi per shtyp i ISHP-se, Luan Kurti. Nderkohe qe, specialistet pohojne se kjo vaksine eshte e njejte me ato qe shiten ne farmacite e kryeqytetit apo farmacite e tjera ne vend.
Epidemia e gripit pritet te shpertheje ne fund te shkurtit. Ende nuk eshte izoluar asnje rast me grip ne vendin tone, por epidemiologet theksojne se ende vaksina eshte e vlefshme. E ndersa kjo ofrohet falas ne Institutin e Shendetit Publik, ne farmaci ajo kushton 13,5 mije leke. Nderkohe qe pjesa me e madhe e popullsise e ka marre kete vaksine ne periudhen qe eshte me e pershtatshme gjate muajve tetor dhe nentor. Sipas mjekeve keshillohet qe te kryejne vaksinen kunder gripit femijet, te moshuarit dhe personat me risk te larte, sic jane ata te shendetesise dhe arsimit, qe kane kontakt me shume persona.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›