Ekstradohet nga Milano trafikani shqiptar
TIRANE- Zyra Qendrore Kombëtare e Interpol Tirana ekstradoi nga Milano në drejtim të Shqipërisë shtetasin shqiptar 54 vjecarin Bedri Tafil Zdrava. I ekstraduari Bedri Zdrava, sipas policisë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Beratit e ka dënuar me 9 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “shfrytëzim të prostitucionit në rrethana rënduese”.
“Shtetasi i mësipërm ka detyruar me forcë shtetasen N.K. të ushtrojë prostitucion në Itali dhe në Francë”, tha policia.
Sipas saj i kërkuari u arrestua më 28 mars 2009, me qëllim ekstradimin e tij në Shqipëri.
Pas mbërritjes në aeroportin e Rinasit me pranga në dyar, i kërkuari iu dorëzua drejtorisë së burgjeve për ekzekutimin e vendimit të gjykatës.
Dëshmia e prostitutës
Në procesin gjyqësor ndaj tij në Shqipëri, i ekstraduari Bedri Zdrava është fajësuar nga shtetasja N.K, 40 vjeçe e cila në dëshminë e saj ka dhënë shpjegime për mënyrën si është shfrytëzuar seksualisht.
Gruaja nënë e katër fëmijëve ka pohuar se i ekstraduari i sotëm, një ish-efektiv policie, e ka shoqëruar të dëmtuarën në Itali ku e ka detyruar që të ushtronte prostitucion në Milano duke i kërkuar çdo natë jo më pak se një milion lireta.
E njëjta gjë ka ndodhur pas kësaj edhe në Lion të Francës ku e dëmtuara është shfrytëzuar përmes dhunës bashkë me një shtetase tjetër nga Shqipëria.
(m.a/News24/BalkanWeb)