Parlamenti, seancë sensibilizuese për kancerin e gjirit
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ka hapur pasditen e së mërkurës dyert e parlamentit shqiptar për të promovuar fushatën sensibilizuese mbarëkombëtare mbi rrezikun e tumorit të gjirit. Nën moton “Kanceri i gjirit mund të parandalohet”, fasada e jashtme e Kuvendit të Shqipërisë dhe e sallës së seancave plenare u projektuan me mesazhe dhe spote për sensibilizimin e rrezikut të kësaj sëmundjeje. Seancën e përshëndeti edhe prof. Enzo Lattanzio, drejtues i Shërbimit Onkologjik në spitalin e Barit, në Itali. Duke iu referuar statistikave, cdo vit ka 3500 raste të reja të kancerit, nga të cilat 400 janë raste të tumorit të gjirit. Ndërsa zv. Ministri i Shëndetësisë Bardhi Spahia theksoi se, pas sëmundjeve kardiovaskulare tumori mbetet shkaku kryesor i vdekshmërisë në Shqipëri.
(m.a/News24/BalkanWeb)
(m.a/News24/BalkanWeb)