Vrasja e 30-vjeçarit në Pukë, arrestohet autori, pista e hetimit për borxhin

Pukë, 29 gusht, NOA Ekzekutimi i 30-vjeçarit Paulin Frrokut mbrëmjen e djeshme në fshatin Tuç të Pukës, mendohet se ka ardhur nga mos kthimi i borxhit që viktima nuk ja kish paguar autorit Edmond Markut.
Frroku u qëllua për vdekje mbrëmjen e djeshme rreth orës 22.10, në fshatin Tuç, Komuna Qafë Mali e rrethit të Pukë, në vendin e quajtur Ish Miniera e Bakrit, raporton korrespodenti i Agjencisë NOA. Ndërkohë që autori Edmond Marku, 38 vjeç është arrestuar brenda pak orësh nga policia.
Marku është marrë në pyetje gjatë orëve të natës nga forcat e policisë për të zbardhur arsyen e ekzekutimit.
Edhe pse nuk ka një variant zyrtar të ngjarjes dyshohet se shkak i vrasjes është bërë një borxh që viktima mund ta ketë pasur ndaj Frrokut, raporton korrespodenti i Agjencisë NOA.
Vrasja e Frrokut është bërë me pistoletë, duke e qëlluar disa herë. Autori Edmond Marku pas krimit është larguar drejt malit me qëllim pët ti shpëtuar policisë. Pas tre orë kërkimesh është bërë i mundur arrestimi i tij nga policia.
a.k/NOA