E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjekim i pakujdesshëm, arrestohet kirurgu

LEZHË- Një mjek kirurg në spitalin e Lezhës është arrestuar me akuzën e mjekimit të gabuar. Sipas të dhënave të para të policisë, mësohet se i ndaluari është mjeku kirurg i këtij spitali, Ndue Cupi, 55 vjeç.

Dyshimet e para janë për mjekim të pakujdesshëm ndaj një pacienteje të moshuar që iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale nga mjeku në fjalë e që më tej ka ndërruar jetë pak ditë pas operacionit.

Ndërkohë kanë nisur hetimet për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe policia pritet të dalë me një qëndrim zyrtar rreth ndalimit të mjekut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›