Mjekimi i pakujdesshëm, dënohet infermierja
Autori i Lajmit: red.
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 400 mijë lekë infermieren, që nga mjekimi i pakujdesshëm paralizoi një 7-vjeçare. Gjykata e ka shpallur fajtore të pandehurën Fabiola Agastra dhe e ka dënuar atë me gjobë. Sipas vendimit të gjykatës, infermierja i ka bërë një injeksion me paracetamol të lëngshëm vogëlushes dhe menjëherë pas injeksionit vajza kaloi në gjendje tepër të rëndë. Nga ana mjekësore nuk duhej që t i injektohej 7-vjeçares paracetamol i lëngshëm, pasi ky injeksion nuk është për moshat e vogla. Por infermierja, edhe pse ishte paralajmëruar nga mjeku roje për të mos e bërë një veprim të tillë, vazhdoi sërish deri në momentin fatal. Prokuroria e akuzoi infermieren për “mjekim të pakujdesshëm” për rastin kur një vajzë 7-vjeçare mbeti e paralizuar nga një injeksion i gabuar.
Fabiola Agastra.
Vogëlushja më inicialet L.P, sipas argumentimit të paraqitur nga Prokuroria, është paralizuar në orët e mbrëmjes të datës 2 shtator të vitit 2006. Sipas të njëjtave burime, mësohet se 7-vjeçarja ishte çuar nga gjyshja e saj në Qendrën Spitalore Universitare, pasi kishte pasur temperaturë të lartë. Në QSUT, mjeku roje ka ngarkuar infermieren e turnit, Fabiola Agastrën, që t i bënte një injeksion për t i ulur temperaturën.
Ky lajm është publikuar: 27/05/2009