Godo i kërkon Berishës taksë 3 euro për Durrës-Kukës
Autori i Lajmit: red.
Presidenti i Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane, Sabri Godo, në fjalën e tij përshëndetëse me rastin e hapjes së fushatës zgjedhore tha se “duhet të arrijmë dy objektiva madhore: të bëjmë zgjedhje korrekte dhe t i fitojmë ato”. Lideri i republikanëve i ka kërkuar në prezencë kryeministrit Sali Berisha që në mandatin e dytë qeverisës të miratojë një taksë prej 3 eurosh për të gjithë ata që duan të kalojnë në rrugën Durrës-Kukës, pasi sipas tij, kështu shlyhet brenda pak kohësh dhe borxhi i marrë për këtë investim. Ai nënvizoi ndër të tjera: “I nderuar zoti Kryeministër. Ju na keni bërë një vlerësim të veçantë duke marrë pjesë në këtë takim. U konfirmoni edhe një herë se jemi parti aleate dhe të pandara. Përshëndes veçanërisht kongresmenin 30-vjeçar Robert Adelhort, mik i Partisë Republikane. Hapim fushatën për zgjedhjet me shumë rëndësi të 28 Qershorit. Duhet të arrijmë dy objektiva madhore: të bëjmë zgjedhje korrekte dhe t i fitojmë ato. Mazhoranca ku bëjmë pjesë, kërkon ballëhapur një mandat të dytë. Në katër vjet përpjekje këmbëngulëse të kësaj mazhorance, Shqipëria doli nga gjendja e turpshme e tetë vjetëve të qeverisjes socialiste . Vendi ynë ecën përpara në një botë të përfshirë nga kriza. Janë hedhur bazat e gjera të zgjidhjes së problemeve kryesore siç janë energjia dhe rrugët. Sot dëgjuam se po bashkohen tunelet e rrugës Rrëshen - Kalimash. Aksi i kombit. Më 27 qershor do të shkojmë në Kosovën e dashur nëpër një rrugë të rehatshme, përgjithmonë. Unë them se të parit i takon Sali Berishës. Opozita çjerrëse na flet për borxhet. Kur u ndërtua Ura e Bosforit që lidh dy kontinentet, disa thanë se ekonomia e Turqisë u fundos për shkak të borxhit, por Ura e Bosforit e shleu vetën tërësisht në 11 muaj. Cili nga ne nuk do të paguante 3 euro për të kursyer tri herë kohën dhe tri herë benzinë. Unë i them kryeministrit Berisha le të vërë një taks për kalimin në këtë rrugë se shqiptarët do të jenë krenarë ta paguajnë. Kjo mazhorancë arriti rezultate të shkëlqyera në fushën e integrimit. Ndokush mund edhe të na kritikojë?! Kjo është e natyrshme. Një miku im, shakaxhi, thoshte se gurë hidhen tek pema që ka kokrra . Do t u qëndrojmë në krah partive aleate, por do të luftojmë për vete, sepse i tillë është ligji që na çon në këto zgjedhje. Po e them shqip: kemi të bëjmë me fatin e partisë sonë që ka qenë faktor progresiv me rëndësi në politikën e 19 viteve të shkuara. Duhet të dërgojmë në Kuvend grupin e deputetëve tanë, duhet të jemi pjesë e qeverisjes për të vënë në zbatim idetë tona e për të dhënë kontribut të mëtejshëm në mbarëvajtjen e vendit. Kjo dhe për një zgjidhje përfundimtare të çështjes së shenjtë të pronës private. Kushdo që do t i shmanget detyrimit do të jetë një njeri vocërrak. Si më plaku i republikanëve, u bëj thirrje të mos lëmë asnjë shteg pa rrahur, të mos lëmë asnjë votë të na shkojë dëm. Për pesë vota mund të na marrin nga duart një deputet. Zemra më thotë se do t ia dalim, mendja më thotë se do të arrijmë rezultatin që na takon. Fitorja është domosdoshmëri, por ajo nuk dhurohet”, - përfundoi Presidenti i Asamblesë së PR-së, Sabri Godo.
Ky lajm është publikuar: 27/05/2009