Mjekja amerikane që punon falas në fshatrat e kufirit
Prej gati një viti, të mbijetuarit nga minat serbe në rajonin e kufirit të Kukësit me Kosovën, asistohen falas nga një mjeke amerikane.
KUKES/ JONUZ HALLAÇI
Një grua, e cila siç tregon vetë, është afeksionuar tashmë me zonën. Bëhet fjalë për Karen Dixon, një amerikane, që kurrë më parë nuk kishte qenë në Shqipëri dhe as kishte dëgjuar për të. Ajo ka ardhur në vendin tonë bashkë me të shoqin, Chris Dixon, inxhinier i njohur, i cili është drejtor i Tunelit të Kalimashit, pjesë e autostradës Durrës-Kukës-Prishtinë. “Po, po, tunelit ia di për nder që u bë shkak të njoh vendin tuaj”, thotë miqësisht mjekja, teksa shkëmbejmë një bisedë me të.
UDHËTIMI NË SHQIPËRI
Mjekja Dixon, rreth 45 vjeçe, tregon se prej të shoqit, i cili është një inxhinier i njohur, i punësuar në një prej kompanive më të njohura të botës, i ka rënë të udhëtojë në shumë shtete, por kurrë më herët nuk kishte dëgjuar e as lexuar për Shqipërinë. Nisja e punimeve në Tunelin e Kalimashit dhe përgjegjësia e bashkëshortit si drejtor i punimeve bëri, që krahas interesimit për vendin tonë, të nisë edhe një shqetësim për atë që hasej në burimet e informacionit. “Kur morëm lajmin e udhëtimit për një kohë relativisht të gjatë në Shqipëri, ishte një gjë e panjohur dhe fillova të pyes e të lexoj për të. Në internet gjeja gjëra që flisnin për pasiguri dhe vështirësi të tjera, por burri qe siguruar nga të njohurit e tij se, Shqipëria ishte një vend me stabilitet. “Jo, nuk është keq në Shqipëri, ke për të parë, më tha”, tregon Karen ndërsa shton se, me lëvizjet nëpër botë është mësuar që herët. Në SHBA vazhdojnë të qëndrojnë dy djemtë e saj, të cilët studiojnë në universitetet amerikane dhe bëjnë në njëfarë mënyre “jetën e tyre” atje. Fillimisht, çifti Dixon vendoset në hotel “Tirana” ndërsa më pas marrin një shtëpi me qira në zonën e Bllokut. “Fillova tëpërjetoj pozitivisht qëndrimin në Shqipëri”, thotë mjekja, por shton se kur ajo vendos të transferohet në Kukës, pranë punës së të shoqit, ishte përballur me një opinion “gati-gati të frikshëm”, siç thotë. “Do shkosh në Kukës! Uh, atje pas dy muajsh ke për të prerë damarët. Është një qytet i izoluar dhe bën tepër ftohtë, pa le më mentaliteti i atjeshëm, atje ke për vrarë veten, me thotë një komshie në pallatin ku rrinim me qira në Tiranë dhe
Mjekja: “Ndjehem shumë e lidhur me këta njerëz”
Pasi ka njohur jetën e këtyre malësorëve, bujarinë e tyre, edhe në atë mjerim ekonomik që ndodhen, Karen ka krijuar një lidhje gati si një mision me zonën e këtyre fshatrave dhe thotë se, nuk do ta këmbente me asnjë vend të botës. “Më pëlqen stili i thjeshtë i jetesës së këtyre njerëzve”, thotë ajo. Ajo rendit disa prej vlerave që i kanë rënë sy edhe në planin mjedisor si dhe të burimit të ushqimit. “Eshtë vend shumë i pastër dhe i shëndetshëm, dhe e di çfarë më bën më tepër përshtypje? Këta njerëz çdo ushqim e prodhojnë me duart e tyre, nuk blejnë në supermarkete, por o Zot, punojnë kaq shumë, duke u kujdesur për arat dhe për kafshët e tyre dhe i përmbushin kaq pak nevojat e jetës”... Ajo nënvizon se, është banore e Kukësit, “po, jam banore e Kukësit dhe kjo më bën të ndjehem mirë”, pohon duke treguar detaje të jetës së vet “të re” mes kuksianëve, ku ka mësuar të gatuajë ushqime të freskëta me prodhime të shëndetshme, ku paguan faturat e dritave dhe telefonit, ku paguan madje edhe taksën e pastrimit të shkallës. Dhe ku pi një kafe në pushet e shkurtra me pacientët që hera-herës zbresin nga fshati për ta takuar dhe ku nuk harrojnë t’i sjellin pak djathë të bërë në mënyrë artizanale... “Provoje, e ka ba nana për ty, asht i mirë...”.
mendoja, o zot si do të jetoj”, rrëfen ajo duke buzëqeshur. Megjithatë Karen vendos të udhëtojë për Kukës, ku ka një apartament të thjeshtë me qira dhe ku tani pas kaq muajsh ajo ka krijuar bindjen se fqinja e saj në Tiranë, as e ka njohur Kukësin ndonjëherë.
ME VIKTIMAT E MINAVE
Me profesion mjeke dermatologe, Karen ofron në Kukës asistencën e saj, falas, për një numër njerëzish në zonat e thella të kufirit me Kosovën, ku nuk ka as rrugë makine, pale më shërbime të specializuar për të mbijetuarit. I vetmi organizëm, që asiston të mbijetuarit është një shoqatë tashmë me përvojë “VMA-Kukësi”, ku integrohet si pjesë e stafit edhe Karen. Gjatë këtyre muajve, ajo ka shkelur në më shumë se 30 fshatra, duke mjekuar me durim çdo person të mbijetuar nga minat: fëmijë, gra e burra të gjymtuar. U shkon në shtëpi në një grafik të caktuar dhe u dërgon edhe ilaçe. Të gjitha falas, “ua dërgoj sipas nevojës që paraqet gjendja e tyre shëndetësore, sepse mendoj që pothuajse asnjë familje nuk ka mundësi t’i blejë, një pjesë i porosis që nga Amerika”, thotë Karen me dhimbje. Asaj i bën përshtypje fakti që, një zonë kaq e ngushtë siç është brezi i kufirit me Kosovën, pak më shumë se 100 km gjatësi të ketë kaq shumë viktima, numri i tyre shkon në mbi 230. “Duhet të ketë pasur luftë të tmerrshme”, thotë Karen për zonën e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në të vërtetë, në Shqipëri përfshi edhe brezin e kufirit, nuk ka pasur asnjë “luftë”, por serbët e minuan atë për të thelluar ndarjet e dy pjesëve të territorit shqiptar, arsyetojnë punonjësit e VMA-së në bisedën për këtë temë.
Portreti i mjekes amerikane delmjaft mirë në dritë edhe përmes konsideratave të fshatarëve për të, të bashkëpunëtorëve dhe vetë të mbijetuarve nga minat. “Ajo mund të jetonte gjithë ditën në ‘Sheraton” mor vëlla, sepse burri i saj paguhet mirë me Bektelin, por vjen e jeton këtu me ne, shtrohet në sofër me fëmijët e mi”, tregon një banor i fshatit Vlahen në Has, xhaxhai i njërit prej viktimave me të dhimbshme, Korab Mulës, i cili në 1999 në moshën 15 vjeçare ka humbur të dy duart nga minat serbe, ndërsa ndodhej në sezonin e provimeve të lirimit në shkollë. Një grua nga fshatrat e Tropojës thotë për të se, duhet të jetë një person “i dërguar” nga Zoti. “Qe, as bijat e mija nuk m’i kurojnë cungjet (gjymtyrët e këputura nga minat në kufi në vitin 2000) si kjo cuca pej Amerike. Me kanë pas thanë djemtë se, ku hyn Amerika ka hy Fryma e Shenjtë, dhe qe, kjo asht prova për mua,hallall...” thotë gruaja e gjymtuar. Ajo kurohet një herë në dy javë nga Karen për lëkurën, ndërsa specialistët e VMA-së kujdesen për protezat, etj.