Projekti 2,1 milionë euro, ngrihen 43 qendra të përkujdesit social
Kjo, për të siguruar shërbime në mjedis sa më pranë familjes dhe nevojave të personave që do të marrin asistencë.
Sakaq, është bërë zgjerimi i kapaciteteve të shërbimeve, duke ngritur pranë qendrave rezidenciale shërbime ditore, me qëllim hapjen e këtyre institucioneve ndaj nevojave të komunitetit. Rrjeti i institucioneve të Përkujdesit Shoqëror në vendin tonë përfshin rrethet kryesore të vendit. Prej tyre, 6 shtëpi fëmije (0-6 vjeç) janë në Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër dhe Korçë, 3 shtëpi fëmije (6-14 vjeç) në Tiranë, Sarandë dhe Shkodër. Gjithashtu, janë ngritur 6 Qendra Zhvillimi në Berat, Durrës, Shkodër, Korçë, Tiranë, Vlorë si dhe 5 Shtëpi për të moshuar në Tiranë, Shkodër, Kavajë, Fier, Gjirokastër. Pjesë e qendrave sociale janë bërë edhe 2 Qendra Ditore Riaftësimi në Lezhë dhe Korçë, 1 Qendër Polivalente në Sarandë, 1 Qendër e Pritjes së Viktimave të Trafikimit në Tiranë; 1 Qendër Ditore për të moshuar në Kamëz dhe 1 Observator Kombëtar i Handikapit në Tiranë.