Ministria shkeli premtimin, dështon privatizimi i Urgjencës
Sipas strategjisë së Ministrisë së Shëndetësisë, shërbimi i Urgjencës do të jetë një për të gjithë spitalin. Departamenti i Urgjencës do të ketë 4 dhoma.
Një dhomë pritje, ku do të qëndrojnë pacientët dhe familjarët dhe tre të tjera në vartësi të rasteve që paraqiten. Madje, strategjia parashikon që pranë këtij departamenti të ketë edhe një vend për uljen e helikopterit. Veç kësaj, do të jetë një numër unik, ku do të telefonojnë qytetarët që kanë nevojë dhe do të jenë 12 qendra komunikimi, që do të organizojnë punën e urgjencës. Në një fazë më të vonë do të shihet mundësia që numri i urgjencës të jetë një 112, i njëjti që përdorin vendet e BEsë. Për të regjistruar siç duhet të dhënat e pacientit, strategjia parashikon gjithashtu, edhe kompjuterizimin e shërbimit.
Traumat, 95% vdesin nga aksidentet
Vdekjet nga dëmtimet traumatike dhe aksidentet zënë vendin e tretë në strukturën e përgjithshme të vdekshmërisë në Shqipëri, pas tumoreve dhe aparatit të qarkullimit, sipas studimit të fun-dit të INSTAT. Në këtë grup, rreth 95% e vdekjeve kanë ardhur nga aksidentet, traumat dhe helmimet janë 1.8 herë më të larta te meshkujt sesa te femrat. Aksidentet janë më të mëdha në numër tek kjo kategori, ndërsa vrasjet ndodhin më rrallë te femrat. Por, sipas studimit të INSTAT, vihet re një rritje e vetëvrasjeve tek ato, madje kohët e fundit vihet re dhe një shtim i vetëvrasjeve edhe te fëmijët e moshave 12-14 vjeç, duke ngritur kështu një problem tjetër social, pasi nuk dihen shkaqet e vërteta të këtyre vetëvrasjeve