Berat, pensionistët kërcënojnë me protesta për rritjen e çmimeve
BERAT - Banorët e Beratit kërcënojnë me protesta për shkak të rritjes së lartë të çmimeve.
Lajmi bëhet i ditur për "Panorama"-n nga kreu i shoqatës së pensionistëve, Anastas Arbri, i cili ka pohuar se gjendja e vështirë ekonomike ka pllakosur në masë familjet e këtij qyteti. Sipas tij, qytetarët kanë përgatitur edhe një peticion të cilin do t'ia dërgojnë kryeministrit dhe presidentit. "Janë mbledhur aktualisht 2000 firma. Ne kemi parashtruar kërkesat tona për marrjen e masave për çmimet që po rriten çdo ditë. Nëse ato nuk do të plotësohen atëherë bashkë me pensionistët i gjithë Berati do të dalë në protestë", tha kreu i shoqatës së pensionistëve. Ai shtoi gjithashtu se, shoqata do të bashkëpunojë edhe me filialet e tjera në rrethe, duke përshkallëzuar protestat masive. Për pensionistët mbetet përgjegjësi e qeverisë ndihma për shumë qytetarë e të moshuar, të cilët nuk mund të përballojnë jetesën. Kjo për shkak të papunësisë së lartë, rrogave dhe pensioneve tepër të ulëta. Nga ana tjetër përfaqësuesit e pensionistëve pohojnë se, në këtë qytet nuk funksionojnë farë sindikatat, ndërsa krerët e tyre i marrin rrogat nga objektet që kanë dhënë me qira. "Roli i sindikatave duhet të ishte i madh në këto raste, pasi në çdo vend të botës sindikatat kanë qenë të parat që kanë reaguar kur ka pasur rritje çmimesh dhe probleme të tjera që shqetësojnë popullatën. Ndërsa në Shqipëri ndodh e kundërta, sindikatat nuk ndihen fare pasi krerët e tyre marrin rrogat dhe asgjë më shumë për të bërë për këtë popull që po vdes urie", thonë të revoltuar pensionistët. Sakaq rritja e çmimeve të produkteve ushqimore ka përfshirë të gjithë vendin. Kjo, pasojë e krizës botërore që po merr përmasa të frikshme. Sipas tregtarëve të vegjël, rritja e çmimeve ka ardhur nga furnizuesit e mëdhenj. Por këta të fundit ia faturojnë rritjes së çmimeve ndërkombëtare. Qytetarët po vuajnë pasojat e kësaj situate. Më të prekurit mbeten pensionistët, të cilët kanë arritur në pikën kur me zor përballojnë jetesën. Në rrethe varfëria ekstreme është rritur ndjeshëm. Sipas statistikave, rezulton se më shumë se 500 mijë vetë në qytete të ndryshme të vendit jetojnë në minimumin jetik me më pak se 2 dollarë në ditë. Që nga janari shqiptarët kanë marrë një sërë goditjesh nga rritja e çmimeve. Fillimisht çmimi i bukës shkoi në 100 lekë, e ditë pas dite pësuan shtesa edhe orizi, vaji e mielli, ushqimet bazë në familjet shqiptare. d. xh