Shuhet Myrteza Topi, i ati i presidentit
Myrteza Topi, i ati i Presidentit të Republikës, Bamir Topi,është ndarë dje nga jeta në moshën 92- vjeçare. Gazeta i shpreh ngushëllimet presidentit dhe familjes Topi.
Familjarët pohojnë se, prej tre javësh ai vuante nga problemet me zemrën dhe tensionin, ndërkohë që dy ditët e fundit shëndeti i tij ishte rënduar shumë. Ndërkohë, sipas tyre, kreu i shtetit është njoftuar për përkeqësimin e shëndetit së të atit dje rreth mesditës, teksa po mbyllte një vizitë në Kryepeshkopatën e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Në orën 17:00 mësohet se, Myrteza Topi është ndarë nga jeta. Rreth një vit e gjysmë më parë, familja Topi është prekur nga një tjetër fatkeqësi, teksa është ndarë nga jeta njëri prej tre djemve të kësaj familjeje, Mentori, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë. Sipas familjarëve të kreut të shtetit, pikërisht për shkak të kësaj fatkeqësie u përkeqësua shëndeti i të atit, Myrtezait. Gjendja e rënduar e ka shoqëruar edhe 9 muaj më parë, teksa në Pallatin e Brigadave zhvillohej ceremonia e marrjes së detyrës së presidentit nga ana i biri, Bamir Topi. Gjatë kësaj kohe Myrtezai ka jetuar me djalin e madh, Flamurin, në banesën e këtij pranë Stacionit të Trenit, kjo për faktin se ky ishte mjek në profesion dhe mund t’i ofronte shërbimin dhe ndihmën e duhur mjekësore të atit. Ceremonia mortore e të ndjerit Topi po zhvillohet në banesën e tyre të vjetër pranë shkollës “Sami Frashëri”, ku aktualisht banojnë bashkëshortja e Mentorit me fëmijët. Sipas zakoneve të Shqipërisë së Mesme në katin e parë të banesës ku ishte vendosur xhenazja qëndronin gratë, ndërsa në katin e dytë të banesës, dy vëllezërit Flamuri dhe Bamiri prisnin ngushëllimet. Mbrëmjen e djeshme ishin për vizitë ngushëlluese kryeministri Sali Berisha me bashkëshorten Lirinë, si dhe mjaft deputetë dhe funksionarë të lartë të shtetit. Gjatë kësaj kohe banesën e familjes Topi e vizituan për ngushëllime të afërm, fqinjë dhe banorë të Tiranës, të njohur të të ndjerit dhe djemve të tij. Sot rreth orës 11:00 pritet që trupi i pajetë i 92-vjeçarit do të përcillet në banesën e fundit. Myrteza Topi, i ati i presidentit ndoqi shkollën në një nga kolegjet amerikane të Stambollit dhe më pas studioi në fushën e ekonomisë, për t’u marrë më vonë me tregti. Familjarët pohojnë se deri pak muaj më parë, Myrtezai fliste dhe lexonte anglisht në mënyrë të rrjedhshme. Një nga pasuritë e hershme të familjes Topi, një nga familjet më të vjetra tiranase, ishte edhe dyqani “Flora”, të cilën më pas e kanë shitur. Myrteza Topi në vitet e para të çlirimit ka punuar si spiker i anglishtes në Radio-Tirana, derisa u arrestua.