Shqipëria kërkon "vrasësin me pagesë"
Përfundon hartimi i dosjes së ekstradimit për Dritan Rexhepin, i arrestuar në Holandë pak kohë me parë dhe i akuzuar si vrasës me pagesë në Shqipëri.
Dashamir Biçaku
Dosja e Prokurorisë me provat dhe akuzat për të cilat hetohet i arrestuari është nisur në drejtim të Holandës bashkë me kërkesën për ekstradimin e Dritan Rexhepit në Tiranë. Përmbajtja e dosjes, provat të shprehura në formë shkresore si dhe gjurmët e gishtërinjve e tabela fotografike, i janë bashkangjitur dosjes në ngarkim të Dritan Rexhepit. Gjurmët e gishtave të dërguara nga policia shqiptare dhe të konfirmuara nga policia e Amsterdamit, kanë qenë të vetmet prova të identifikimit të Dritan Rexhepit pas arrestimit të tij. Gjurmët e nisura nga Interpol Tirana holandezëve iu janë transmetuar edhe autoriteteve italiane për të kryer krahasimet dhe verifikimet e nevojshme. Pasi janë mbledhur të gjitha provat së bashku nga organi i akuzës dhe zyra e Interpol Tiranës, dosja ka mbërritur në Ministrinë e Drejtësisë. Kjo e fundit ka kryer edhe përkthimin e plotë të akteve të dosjes në gjuhën holandeze, i ka nisur ato në drejtim të Holandës. Në dosje, Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar ekstradimin e 27-vjeçarit Dritan Rexhepi, në drejtim të Shqipërisë. Në Shqipëri sipas kërkesës së organit të akuzës, Rexhepi është nën hetim për vrasje me pagesë, ku bie në sy ekzekutimi i dy punonjësve të policisë së komisariatit të Krujës në vitin 1998. Sipas hetuesve, Arben Keqi, agjent i policisë kriminale në Krujë, si dhe Durim Kasmi, polic i grupit të gatshëm të këtij komisariati, ishin vrarë njëri pas tjetrit në distanca të shkurtra kohore. Fillimisht u ekzekutua Arben Keqi dhe më pas Durim Kasmi. Nga hetimi i kryer policia dhe Prokuroria kanë zbuluar se ata janë vrarë nga e njëjta dorë, për qëllime hakmarrjeje. Ky krim sipas hetimeve të kryera në atë kohë, dyshohej se ishte realizuar me pagesë nga Sokol Halilaj dhe Dritan Rexhepi. Të dy personat u arrestuan nga policia e Durrësit në fillim të vitit 2006, në qendër të Tiranës, për llogari të policisë së Durrësit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Por arrestimi i tyre zgjati pak orë pasi Dritan Rexhepi mundi të arratiset nga qelitë paraburgimit të komisariatit të Durrësit, ku po mbahej i ndaluar. Dritan Rexhepi, mundi t'i shpëtonte riprangosjes nga policia duke u larguar jashtë vendit në drejtim të Italisë e më pas në Holandë, ku edhe u arrestua nga policia e Amsterdamit edhe pse përdorte një emër të rremë.
Konkurrenca
Për të ekstraduar Dritan Rexhepin, autoritetet shqiptare duket se do të përballen me vështirësi. Kjo pasi Dritan Rexhepi, është i kërkuar nga autoritetet policore italiane dhe ato belge. Kështu autoritetet policore italiane e kërkojnë Rexhepin, për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike. Madje, Interpoli italian duket më i favorizuar nga institucionet homologe belge, apo shqiptare, për shkak edhe të investimit të saj për arrestimin e njeriut të kthyer në një personazh të super kërkuar. Ai u zbulua nga përgjuesit elektronikë në një internet kafe në Amsterdam dhe autoritetet holandeze të sinjalizuar nga ato italiane ndaluan Rexhepin me një armë në brez. Veç autoriteteve italiane, Rexhepi kërkohet edhe nga policia belge, ku ai dyshohet për veprimtari kriminale në qytetin e Antverpës. Prej këtej Rexhepi, dyshohet se ka kaluar nga Belgjika në drejtim të Holandës ku edhe u arrestua. Ndërkaq vetë Rexhepi, mësohet se gjatë hetimit të kryer në Holandë ka shprehur dëshirën për të mos u ekstraduar në drejtim të Shqipërisë, për shkak të frikës së tij nga hakmarrja.
Të dhënat e dosjes
Emri: Dritan
Mbiemri: Rexhepi
Mosha: 28 vjeç
Akuzat
Vrasje me dashje në bashkëpunim
Armëmbajtje pa leje
Trafikim i drogës në bashkëpunim
Masa e sigurisë
"Arrest me burg", në mungesë
Arrestuar në Shqipëri 26 janar 2006
Arratisur 27 janar 06 nga Durrësi
Arrestuar 31 mars 2008,
në Amsterdam Holandë
Kërkohet në
Shqipëri, Itali dhe Belgjikë