Mjeku Lamçe: Gjendja e rënduar. Jemi në gadishmëri
Mjeku Besnik Lamçe, i cili po ndjek nga afër grevë e urisë së ish të burgosurve politik tha se gjendja shëndetësore e tyre është e rënduar. Lamçe hodhi poshtë akuzat për moskujdes ndaj grevisteve.
Ai tha se shërbimi i urgjencës, kujdesin ndaj tyre e ka pikë të parë.
Të gjitha problematikat janë duke u ndjekur me kujdes tha, Lamçe, ndërsa shtoi se në rast se do të ketë të sëmurë rëndë ku preken parametrat e jetës, do të dërgohen me menjëherë në spital.