E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu thirrje opozites te votoje ligjet e integrimit

Shqipëria ka afat deri më 20 nëntor për të përmbushur tre kushtet që Këshilli t’i thotë po propozimit të Komisionit Europian për Shqipërinë kandidate në BE në muajin dhjetor. Në këtë situatë ministrja e Integrimit, gjatë një raportimi në komisionin e posaçëm parlamentar, i bëri thirrje opozitës që të japë votën e saj pro ligjit për Gjykatën e Lartë, ligjit për nëpunësin civil dhe amendamentet konsenuale për reformën parlamentare, sipas marrëveshjes së 14 nëntorit 2012, në të kundërt statusi nuk do të merret.

Replikat dhe batutat shoqëruan mbledhjen e komisionit, ku spikatën ato mes ministres Bregu dhe kreut të deputetëve socialist Ruci, anëtar i Komisionit të Integrimit në të njëjtën kohë.

Zoti Ruci nuk dha asnjë sinjal optimist për miratimin e tre detyrimeve, duke ritheksuar si kusht zgjidhjen e çështjes së Qarkut të Fierit. Për këtë qark minisrja Bregu theksoi mocioni do të ishte zgjidhje që socialsitët e kanë aplikuar dhe më parë.

Në këtë seancë dëgjimore ministrja e Integrimit u shpreh se zgjedhjet jo rastësisht janë kusht për hapjen e negociatave për anëtarësim, pasi Europa nuk mund të harrojë lehtë bojkotin dhe grevën e urisë, mungesën dyvjeçare të dialogut politik në Parlament, situatë kjo që pasoi zgjedhjet e 2009-ës, ndonëse ishin zgjedhje që, sipas OSBE ODIHR kapën standartet e larta të BE-së, por që mbajtën socialistët në opozitë dhe demokratët në pushtet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›