Socialistet heshtin para Halimit
Anëtarët socialistë të komisionit të ligjeve kanë heshtur para ministrit të drejtësisë Eduard Halimi i cili ishte thirrur në seancë dëgjimore për grevën e disa të ish-përndjekurve politik. Pas raportimit të kreut të drejtësisë lidhur me atë se çfarë ka bërë ministria e drejtësisë për kërkesat e ish-të përndjekurve për dëmshpërblim asnjë nga anëtarët e komisionit nuk ka patur asnjë pyetje për Halimin.
Heshtjen e socialistëve, Pandeli Majko e ka justifikuar me faktin se ata donin vetëm që institucionet të flisnin për kauzën e grevistëve.
Ndërkaq ministri Halimi tha se ministria e drejtësisë i ka trajtuar të gjitha kërkesat që kanë plotësuar kriteret ligjore ndërsa ka përmendur edhe kategoritë të cilat nuk kanë përfituar.
Deri në fund të vitit 2012 parashikohet përmbyllja e shqyrtimit administrativ të 100 kërkesave që I përkasin të pushkatuarve pa gjyq. Rreth 2300 kërkesa i përkasin kategorisë “internim tela me gjemba”, të cilat presin miratimin e projekt-ligjit i cili parashikon njohjen e aktit administrativ të lëshuar nga Komisioni Trepalësh; Rreth 4000 kërkesa i përkasin kategorisë “internim-dëbim”, për të cilët pritet skema e pensionit e propozuar nga Ministria e Financës.ndërsa rreth 1600 kërkesa nuk plotësojnë kriteret ligjore aktuale dhe këto kërkesa janë trajtuar me përgjigje negative sipas legjislacionit në fuqi.