E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi: Kemi dhënë këstin e parë, po japim të dytin

Me kërkesë të Partisë Socialiste, ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ka dhënë sot shpjegime para deputetëve të Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore lidhur me çështjen e ish të përndjekurve politik.

Në fjalën e tij, Halimi se në total janë depozituar 20.589 kërkesa në Ministrinë e Drejtësisë, nga të cilat 11.759 prej tyre ka përfunduar procesi dhe kanë marrë këstin e parë.

Ai tha se ka përfunduar procesi edhe për këstin e  dytë për personat mbi 65 vjeç. Halimi foli edhe për problemet që ka patur me dokumentacionin. 1000 kërkesa për viktimat e pushkatuar pa gjyq, kanë probleme në dokumentacion, tha ai.

Përfaqësuesi i PS-së, Pandeli Majko ka sqaruar se opozita nuk e kishte thirrur Halimin për ti bërë pyetje, por për të bërë të flasë përfaqësuesit e qeverisë lidhur me çështjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›