Watts Nuk eshte e thjeshte te interpretosh Marilyn
Naomi Watts vjen veshur me nje fustan te zi te puthitur pas trupit. Duket shume bukur. Floket e verdhe dhe syte me ngjyre i dalin me shume ne pah. Tre vjet me pare pas lindjes se djalit te pare Alexander Sasha Pete u arratis nga Los Anxhelos per te qendruar larg paparaceve dhe tapetit te kuq. Jeton ne Nju Jork me shokun e saj Leiv Schreiber edhe ai aktor. Me 13 dhjetor te 2008-s plot 13 muaj pas Sashes lindi Samuel Sammy Kai. Pavaresisht se nga pamja duket si nje vajze e vogel ka shprehjen tipike te nje nene te re qe i ka lindur femijet afer te 40-ave ajo eshte 41 shume e lodhur dhe e kenaqur. Ne shikimin e saj te paster te ben te kuptosh se me nje karriere solide dhe nje familje te mrekullueshme nuk i mungon asgje. Pervecse ne jete memesia eshte tema dominuese e filmit qe shenoi rikthimin e saj pas dy vjetesh pauze Mother and a child i pasuar edhe nga You will meeet a tall dark strannge nje komedi ku interpreton perkrah Anthony Hopkins dhe Antonio Banderas. Cuditesh teksa meson se regjisori Andrew Dominick ka deklaruar se pikerisht Naomi Watts do te jete Marilyn Monroe ne filmin Blonde i bazuar ne romanin me te njejtin titull ku Joyce Carol Oates u jep ze demoneve qe kane perndjekur Norma Jean deri ne vdekje. Edhe Watts e konfirmon dicka te tille Nuk e dime ende se kur do te nisim por projekti po ecen perpara. Ndihem pak e frikesuar por edhe entuziaste. Nderkaq ne kinema ka mberritur Fair Game kushtuar historise se vertete te Valerie Plame spiunes se CIA-s e shmaskuar jo nga sherbimet sekrete armike por nga administrata e Bushit. Nje sherbyese besnike e kombit te saj qe u ndeshkua sepse bashkeshorti ambasadori Joe Wilson ne film Sean Penn guxoi ti denonconte botes te verteten d.m.th. akuza qe Nigeria ishte perfshire ne nje trafik uraniumi me Sadam Huseinin. Kjo ishte nje nga justifikimet per te pushtuar Irakun por ne te vertete ishte nje genjeshter. Per ta diskretituar vendosi te trazoje jeten e saj te familjareve dhe te dhjetera informatoreve me te cilet Plame kishte pasur vite te tera lidhjeje.
Naomi le te rikthehemi te Blonde. Do te luani rolin e Monrose apo jo
Po perfundimisht. Njerezit jane mesuar qe kur degjojne emrin e Marilyn mendojne per nje femer shik dhe bukuroshe por regjisori Andrew Dominick ka ne mendje dicka ndryshe. Ai ka do te paraqese anen e pazbuluar te saj historine e nje gruaje te konsumuar nga te qenet dive.
Nuk ndiheni e frikesuar
Me Andrew nuk jemi ulur akoma te diskutojme mire dhe me hollesi ate cka do te bejme dhe nuk e di me saktesi se cfare ngjyrimi do ti japim filmit. Sigurisht qe do te jete pak e veshtire se do te paraqesesh nje person qe ekziston vetem ne imagjinate d.m.th. do ia nisesh nga zero. Por ketu behet fjale per nje figure per te cilen te gjithe kane opinione ekstreme. Nje personazh shume simbolik. Eumlshte ndryshe ndaj ndihem pakez e frikesuar. Por kjo eshte nje sfide qe ndihem gati ta perballoj.
Le te rikthehemi te Fair Game. Cfare kerkon tu transmetosh spektatoreve
Rendesine e te mos hequrit kurre dore nga te berit pyetje dhe per te mos pasur frike te sfidojne gjerat gjithmone duke ruajtur integritetin.
E sheh veten si nje spiune
Jo do isha shume e keqe. Nuk di te genjej dhe te mbaj sekrete. Por me pelqen ideja qe te fshihem pas nje personazhi. Me pelqen puna ime sepse me jep mundesine te adaptoj identitete te reja dhe te ndryshme por ndryshimi eshte se nese une gaboj maksimumi do te marr disa kritika kurse Valerie rrezikonte te hante plumbin kokes nese e bente.
Aty niset xhirimet kur Samuel djali juaj i dyte ishte vetem 2 muajsh
I jepja gji ne mes te nates ne sheshin e xhirimeve. Nuk e di si ia kam dale mbane. Eumlshte e veshtire te jesh nene dhe te kesh nje profesion kaq impenjativ. Ndonjehere ndihem e merzitur. Kam bere tre filma ne harkun kohor te gjashte muajve por nga nje projekt te tjetri ka gjithmone nderprerje nuk eshte se punon gjithe diten. Pastaj kam shume persona qe me ndihmojme dhe kur e krahasoj veten me miliona nena te tjera mendoj se eshte me mire te mos ankohem.
Ju keni punuar edhe me regjisore te medhenj si per shembull Woody Allen
Ishte nje enderr e bere realitet. Te gjithe me kishin thene se Woody ishte nje njeri shume punetor dhe fjalepak. Por une zbulova tek ai nje njeri qe fliste shume tregonte histori te bukura dhe na bente te gjitheve per vete. Personalisht nuk doja te largohesha kurre nga sheshi i xhirimeve pa degjuar fjalet e tij. Ishte nje eksperience shume e bukur.
Ju e preket suksesin relativisht vone ne moshen 32-vjecare me Mulholland Drive. Ajo e aktores nuk eshte nje karriere e pafundme ndersa nuk hezitove te merrje nje pauze rreth 2-vjecare
Jo sepse gjithmone kam enderruar nje familje. E ndieja se po me kalonte koha. Kur arrin nje moshe dhe nuk ke femije edhe pse i deshiron jeta te duket e cuditshme.
Do te hiqnit dore nga puna per femijet
Jo. Me pelqen aktrimi dhe nese do te hiqja dore do ndihesha nje grua e parealizuar. Duhet ta shfrytezoj akoma kete periudhe te arte sepse ne Hollivud mosha deri ne 45 vjec konsiderohet si me e mira per te arritur majat e suksesit dhe pjekurine.
Si je njohur me shokun tend
Nje mik i perbashket u perpoq shume here qe te na bente te takoheshim por u desh mjaft kohe per kete pasi qe te dy ishim te zene profesionalisht. Kur erdhi momenti ishte dashuri me shikim te pare.
Nuk jeni martuar Perse
Angazhimi yne reciprok si edhe per shkak te femijeve. Ndoshta nje dite edhe mund ta bejme por nuk e kemi ne program per momentin.