Mjeku i Majkëll Xhekson ne gjykate: Jam i pafajshëm
LOS ANXHELOS- Konrad Mjurej, ish mjeku i yllit të muzikes, Majkëll Xhekson, është paraqitur dje në gjykatën e Los Anxhelosit ku ka kundërshtuar akuzat për vrasje të paqëllimshme, lidhur me vdekjen e mbretit të popit. Mjeku Mjurej është paraqitur në një gjykatë në Los Anxhelos, teksa dashamirësit e këngëtarit brohorisnin “vrasës”. Ne seancen e pare ishin të pranishëm edhe familjaret e artistit legjendar me fame nderkombetare. Gjyqtarët tashme duhet të vendosin lidhur me procesin gjyqësor. Nëse shpallet fajtor, mjeku Mjurej mund të ballafaqohet me katër vjet burg. Majkëll Xhekson vdiq në shtëpinë e tij, më 25 qershor të vitit të kaluar, në moshën 50 vjeçare.(e.k/NEWS24/balkanweb)