Mjeku i Xheksonit i përgjigjet policisë
Përpjekjet për zbardhjen e motivevetë vdekjes së yllit të muzikës Maikëll Xhekson vazhduan edhe dje teksa policia e Los Anxhelosit mori në pyetje mjekun personal të artistit të famshëm. Konrad Murrei "nuk është në listën e të dyshuarve dhe iu përgjigj të gjitha pyetjeve të policisë", tha një prej avokatëve të mjekut. Murrei i ofroi hetuesve të dhëna të reja mbi çastet e fundit të këngëtarit dhe gjendjen e tij shëndetësore, por pa i shtuar ndonjë detaj të rëndësishëm hetimeve në tërësi.