E Diel, 1 Nëntor 2026

Piratët lirojnë anijen belge dhe ekuipazhin

Një anije belge, bashkë me ekuipazhin e saj e rënë në duart e piratëve somalezë përpara dy muajsh, u lirua gjatë ditës së djeshme. Lajmi u dha nga autoritetet qeveritare belge, të cilat nuk ofruan asnjë detaj mbi marrëveshjet që sollën lirimin e anijes. U bë me dije vetëm se pjesëtarët e ekuipazhit, të përbërë nga dy belgë, një holandez, katër kroatë dhe tre filipinas ishin në gjendje të mirë shëndetësore.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›