SHBA, shkon në 45 numri i bankave të falimentuara
Disa banka lokale në Xhorxha, Minesota dhe Kaliforni u mbyllën gjatë fundjavës nga rregullatorët shtetërorë, duke e çuar në 45 numrin total të bankave të falimentuara. Sipas Korporatës së Sigurimit të Depozitave Federale, kriza financiare ka vënë në vështirësi të rënda bankat e vogla në gjithë Shtetet e Bashkuara të Ame-rikës, ndërsa humbjet e tregut të pasurive të paluajtshme vazhdojnë të shtohen dhe papunësia vazhdon të ushtrojë peshë mbi gjendjen ekonomike të familjeve.