Mjeku i klinikës ABC: “Me fëmijët është abuzuar seksualisht”
Autori i Lajmit: red.
“Fëmijët janë abuzuar seksualisht, por nuk di se kush i ka bërë këto veprime”, - ka qenë deklarata e drejtorit të klinikës private “ABC”, Gui Eshelman, në seancën e djeshme në ngarkim të David Braunit, i akuzuar për marrëdhënie seksuale me të mitur. Sipas mjekut, Brauni i çonte vetë në klinikë fëmijët e abuzuar, të cilët shpesh shfaqnin edhe probleme në sjelljen e tyre. Burime nga gjykata bënë të ditur se drejtori i klinikës private “ABC”, Gui Eshelman, ka dëshmuar në seancën e radhës gjyqësore ndaj ish-administratorit të qendrës “Fëmijët e tij”, David Braun, i akuzuar për marrëdhënie seksuale me të mitur. Sipas të njëjtave burime, mësohet se gjatë dëshmisë, Eshelman ka pranuar se fëmijët janë abuzuar seksualisht, por pa bërë përgjegjës persona konkretë për këto veprime. Në dëshminë e tij mjeku ka treguar se e kishte njohur David Braunin në vitin 2001, kohë në të cilën Braun ishte bërë pacient i klinikës “ABC”, për shkak të disa problemeve personale. Ndërsa pyetjes së gjyqtarit se kush i sillte në klinikë fëmijët ndaj të cilëve ishin kryer abuzime seksuale, mjeku i është përgjigjur se ata fëmijë i kishte çuar në klinikë vetë Braun, i cili është kujdesur për rehabilitimin e tyre, pasi fëmijët e abuzuar shfaqnin edhe probleme në sjelljen e tyre.
Burime nga gjykata bëjnë të ditur se në raportet e mjekut amerikan Gui Eshelman, David Braun është impotent, ndryshe nga sa vërtetoi raporti i mjekësisë ligjore se Braun është i sëmure me Fimozë. Sipas raportit të mjekësisë ligjore, kjo sëmundje nuk e pengon individin të kryeje marrëdhënie seksuale. Në seancën e djeshme gjykata rrëzoi kërkesën e avokates së Braunit, për të riekzaminuar klientin e saj për shkak të sëmundjes së Fimozës. Kryetari i trupit gjykues, Gerd Hoxha, është shprehur se një ekzaminim i tillë është bërë dhe se avokatja mbrojtëse nuk kishte specifikuar pyetjet për ribërjen e ekspertizës mjekësore.
Ky lajm është publikuar: 10/07/2008