Prokuroria, 30 vjet burg për dy vëllezërit
Autori i Lajmit: red.
Nga 15 vjet burgim ka kërkuar organi i akuzës në Shkodër për dy vëllezërit Agron dhe Ilir Burgaj, përkatësisht 37 dhe 30 vjeç. Burime nga prokuroria bënë të ditur se ata akuzohen për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim, plagosje të kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Ndërsa në seancën gjyqësore, të zhvilluar dje prokurori Frederik Laloshi, ka kërkuar deklarimin fajtor të dy vëllezërve për vrasjen me dashje të shtetasit Fahri Lopçi dhe plagosjen e shtetasit Ndue Gjuraj. Sipas të njëjtave burime mësohet ngjarja ndodhi më 02.10.1997 në lagjen “Partizani”, në Shkodër. Por, sipas burimeve zyrtare kjo ngjarje ka qenë e pazbuluar deri në gusht të vitit të kaluar, kur policia në bashkëpunim me prokurorinë e rihapën dosjen dhe më 9 gusht ndaloi dy vëllëzërit Burgaj, si të dyshuar për këtë ngjarje. Krimi u krye në vendin e quajtur kullat italiane ku u qëllua për vdekje Fahri Lopçi i cili, ndodhej në rrugë, jo larg vendit të tij të punës, pasi punonte si tregtar mishi. Ndërkohë që u plagos Ndue Gjuraj, i cili ishte kalimtar i rastit. Ngjarja ka pasur motiv hakmarrjen, pasi viktima dhe vëllezërit Burgaj kishin pasur më parë një konflikt mes tyre.
Ky lajm është publikuar: 10/07/2008