E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjeku i mushkërive, Juli Bushati: Ndotja e ajrit, shkaktari kryesor i kancerit në mushkëri

Studimet në shëndetësi, qytetarëve u shkurtohet 5 vite jetë nga ndotja e ajrit

Një ndër problemet më të ndjeshme për të gjithë shqiptarët dhe në mënyrë të veçantë për kryeqytetasit mbetet ndotja e ajrit. Ndotja e ajrit mbi normat e lejuara po shkakton situatë alarmante mbi shëndetin e popullatës. Madje nga ndotja e ajrit humbim afërsisht 5 vite jetë, pasi cilësia e tij ndikon në rritjen e numrit të sëmundshmërisë e si pasojë edhe vdekshmërisë të dhënat bëhen të ditura nga specialistë të shëndetit. Kështu, duke marr shkas nga ndotja

e ajrit dhe sëmundjet që shkaktohen, gazeta ka kontaktuar me doktor Juli Bushatin në spitalin e Sanatoriumit për të mësuar më tepër se cilat janë sëmundjet që shkaktohen nga ndotja e ajrit. Mjeku Bushati na ka shpjeguar se kohët e fundit ka një shtim të rasteve me sëmundjen e aparatit të frymëmarrjes, kancerit të mushkërive etj.  Kemi shtim të pacientëve më sëmundje polmonare. Ajo çka mbetet problematike është se ndotja e ambientit po bëhet një ndër shkaktarët kryesorë për rritjen e sëmundshmërisë Polmonare, por dhe shkaktimin e kancerit të mushkërive, ka pohuar doktor Juli Bushati në spitalin Shefqet Ndroqi, në Tiranë. Disa nga sëmundjet kryesore të cilat shkaktohen nga ndotja e mjedisit janë sipas dok Bushati janë bronkopneumopatia kronike obstruktve e mushkërive, pneumokoniozat të cilat janë të ndryshme sipas llojit të ekspozimit, Kanceri i mushkërive, Astma etj. Këto sëmundje doktor Bushati na i shpjegon duke thënë se lloji i sëmundjes varet nga lloji i ekspozimit, p.sh në rast se ka nivele të lart të gazit radon, hidrokarburet policiklike  favorizohet zhvillimi i kancerit të mushkërive; alergjenët japin sëmundje alergjike përfshirë astmën bronkiale etj. Sipas një studimi në spitalin tonë ka rezultuar se ndër rastet më insuficience respiratorë të shtruara në spitalin tonë SPOK ka qenë sëmundja bazë në 68.4% të rasteve, fibroza pulmonare në 27.8% dhe patologjia e paretit në 3.8%, gjithashtu nga 11 raste të vdekura me 7 kanë qenë me SPOK. Por numër më të lartë të vdekjeve ka pasur sëmundja e kancerit të mushkërive me 11.3 % të vdekjeve, pohon Bushati.

Ndotja
Ndotja e ajrit në vendin tonë është mbi normat e lejuara nga BE-së dhe kjo po shkakton pasoja të parikuperueshme mbi shëndetin e si pasojë po ulet jetëgjatësia e njerëzve. Ekspertët që kanë kryer hulumtimin për ndotjen e ajrit në Tiranë, paralajmërojnë se nëse nuk merren masa urgjente, humbja e pritshme e jetëgjatësisë në kryeqytet do të jetë 5 vjet për çdo banor, thekson specialistët. Specialistëve pranë Ministrisë se Shëndetësisë bëjnë të diture se një fëmijë që lindë në një qytete si Tiranë që ka një përqindje të lartë të ndotjes së ajrit rrezikon që ti shkurtohet deri në 5 vite jetë. Por përveç kësaj, fëmijë mund të ketë edhe shqetësime të tjera gjatë jetës së tij siç janë problemet në mushkëri, e me kancerin por jo vetëm fëmijët e vuajnë këtë problem pasi të njëjtën gjë e vuajnë edhe nëna e fëmijës. Të gjitha këto vijnë nga ndikimin në  një sasi të madh ndotja nga gazet e makinave dhe dioksidi i azotit, të gjitha këto të dhëna behët të ditura nga specialistë të shëndetësisë por edhe të mjedisit. Mjekët pranë maternitetit bëjnë të ditur se sa më i madh të jetë ekspozimi ndaj ndotjes në muajt e parë dhe të fundit të shtatzënisë, aq më të mëdha janë rreziqet që foshnja të mos zhvillohet normalisht. Fëmijët më të rrezikuar nga ndotja e ajrit, janë ato raste kur një nënë jetojnë në një qytete që ka një ndotje të lartë të ajrit, pra  problemet më të madhe u vunë re në gratë që banonin pranë rrugëve automobilistike.

Vdekshmëria
Duke iu referuar statistikave të OBSH-së, rreth 200 vdekje në vit në Shqipëri janë të lidhura vetëm me ndotjen e ajrit, duke u bërë kështu shkak për prishjen e cilësisë së jetës. Studimi i Institutit të Shëndetit Publik tregon se, rreth 1400 raste të reja me kancer që shfaqen çdo vit ndodhin për shkak të faktorëve të ndotjes së ambientit. Kancerit, sipas studimit, janë të llojeve të ndryshme, ku ato të mushkërive dhe lëkurës që vijnë direkt nga mjedisi, janë faktorët kryesorë. Raporti tregon se problem kryesor në kryeqytet është prania e lartë e grimcave në ajër, nga 100 që është norma në 348, ndërkaq niveli i lartë i azotit ka tashme vlera të konsiderueshme në shumicën e pikave të Tiranës, ku janë kryer matjen. Studimi i monitorimit të ajrit tregon se zonat më problematike janë "21 Dhjetori" si dhe "Zogu i Zi", ku grimcat e shkarkuara në mjedis dhe çlirimi i gazrave nga makinat kapin shifra disa herë më të larta se standardet e lejuara.

Liri Mëhalla

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›