E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafik klandestinesh, 15 ne pranga

Policia maqedonase ne Shkup vuri nen pranga 15 persona te dyshuar, si pjese e nje rrjeti nderkombetar te trafikut te qenieve njerezore. Operacioni nisi ne fundjave dhe perfundoi diten e djeshme. Autoritete te policise maqedonase deklaruan dje se te gjithe te ndaluarit jane vendas, ndersa trafikonin shqiptare dhe kineze nepermjet Shqiperise me destinacion Italine, kundrejt perfitimit. Zedhenesi i Ministrise se Brendshme, Ivo Kotevski, u tha mediave se grupi trafikonte edhe ne linjen Shqiperi-Greqi. Mesohet se hetimet kishin nisur pese muaj me pare dhe po grumbullohej informacion per te dyshuarit. Nuk u dhane detaje nese operacioni do te shtrihej edhe ne vendet fqinje te Maqedonise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›