Mjerimi i shërbimit pyjor në Shqipëri
Mehmet Metaj
Qeverisja e pyjeve mbetet në udhëkryq që prej 20 vjetësh, ndonëse anëtarësimi natyrori Shqipërisë në BE ka standard kontrollin e shtetit ndaj mbrojtjes së natyrës dhe mjedisit. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, sanksionon: Shteti synon “Mbrojtjen dhe Shfrytëzimin racional të pyjeve, kullotave dhe burimeve të tjera natyrore, mbi bazën e parimit të zhvillimit të qëndrueshëm. Antonio Baldaçi (Baldaçi, Bologna, 1867 – 1950), botanist dhe kërkues italian, që studioi dhe florën Shqiptare mbi 100 vjet përpara ka përmendur: Një vështirësi tjetër është vërtetimi i pronësisë së pyjeve të Shqipërisë.
Duhet stabilizuar, para së gjithash, se cilat janë në pronësi private, cilat në përdorim të përbashkët, cilat janë pronë shtetërore dhe kjo për të shmangur kundërshtimet që do të lindin. Për këtë vështirësi, që nuk do të jetë e lehtë të kapërcehen nga Shteti duhen marrë masa që pyjet të mos mbeten një pronë res nullius(pronë e askujt). Deri në vitet 1992 sektori pyjor ka siguruar rreth 10 milion dollarë amerikanë në vit, të ardhura në PBB dhe janë prodhuar dhe mbjellë rreth 20 milionë fidanë pyjore ndërsa ka pasur 112 fidanishte pyjore, dhe janë bërë 100.000 ha përmirësime pyjore, dhe aktivitete ndihmëse.
Janë bërë 25.000 m3 sistemime malore-prita me mure guri, që parandalonin erozionin, rrëshqitjet dhe përmbytjet), dhe deri në vitin 2004 janë bërë rreth 300 ha pyllëzime/vit me fonde nga buxheti i shtetit, ndërsa pas v. 2005 ska pasur asnjë fond të planifikuar ne buxhetin e shtetit për pyllëzime dhe nuk është bërë asnjë hektar pyllëzim nga buxheti i shtetit, vetëm disa hektar nga projekte të huaja.
Sot, flitet për reformën institucionale të sektorit të pyjeve dhe kjo edhe pas 20 vjetësh nuk bëhet realitet, dhe ndërkohë hidhet ideja-primordiale e Kryeministrit për dhënien 90% të pyjeve në pronësi komunave dhe privatizimit të tyre, pra dhe pyjet me ligjin 7501 si tokat. Kjo do sillte një katastrofë ekologjike, shfarosjen e tyre dhe fundin e menaxhimit të pyjeve dhe do të ishte një katastrofë për pyjet por jo nga natyra por nga qeveria që mund tu shkaktonte shkatërrimin total pyjeve tanë.