Studenti mes privates dhe publikes
Klodi Leka
Pasi e dhunuan atdheun në njëzetenjë vjet në politikë, klasa sunduese ka krijuar një pension të majmë për veten: shndërrimin e arsimit në biznes privat. Ky pension formëson një magazinim ekonomik me të njëjtin destinacion: Një shkatërrim të legjitimuar.
Reformat e fundme të ekzekutuara nga kryeministri Berisha kanë si qëllim financimin e universiteteve private me anë të shkatërrimit të Publikut dhe Publikes, financimin e një kanceri që do vdesë organizmin shoqëror, si një vetëvrasje për ne universitarët shtetërorë sepse depresioni po financohet me pagesat tona. Po ashtu dhe shndërrimin e anglishtes në gjuhë të detyrueshme. Pa përmendur stazhin.
Fillimisht, ta bësh anglishten gjuhë të detyrueshme në një kohë kur shqipja është ndotur si mos më keq, është një absurd donkishotesk, ndërsa stazhi shtazor është makinacioni që krijon mundësinë për kooperativizimin e sistemit universitar dhe drejtpërsëdrejti më shumë financim për privatët. Dhe kancereve u kanë dhënë reaksione domino ku me vdekjen e masës majmet klasa.
Po ta shihte gjendjen e universitarëve shqiptarë Markuze-ja do skandalizohej marrëzisht me ne, ne të rinjve që na ka dhënë detyrën historike për të shembur këtë sistem mizorish.