E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i ERE, opozita braktis komisionin

Foto arkiv

Deputetët e opozitës kanë braktisur mbledhjen e Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, pas debateve të shumta në lidhje me situatën energjetike të vendit.

Deputetët e PS janë larguar nga mbledhja në kohën kur Enti Rregullator i Energjisë po raportonte për punën e këtij institucioni gjatë vitit 2011. Ata janë shprehur se raporti i ERE-së nuk është pasqyrim i realitetit, por është i deformuar.

Sipas deputetit Eduard Shalsi, raporti i ERE, një institucion gjasme i pavarur, është vetëm një paradë suksesesh dhe arritjesh. Filozofi staliniste.

Ndërkohë, gjatë mbledhjes, përfaqësues të ERE-së u shprehën se pavarësisht situatës energjetike aktuale, çmimi i energjisë nuk do të ndryshojë.

Sipas tyre, niveli i arkëtimeve gjatë 2011-s ka qenë në masën 70.58 për qind, marrë kjo edhe nga faturat e prapambetura, ndërsa humbjet në rrjet janë 37.58 për qind. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›