E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerkohej per vrasje, vret veten

Nje 41-vjecar, nga Patosi, i denuar ne mungese me 25 vjet burg per vrasje, u gjet i vetevrare ne banesen e tij pak para mesnates se kaluar, ne rrethana ende te paqarta per policine. Burime zyrtare te policise se Fierit thane se "41-vjecari Albert Gjata u gjet i vetevrare rreth ores 23:30 te mbremjes, duke u gdhire dita e djeshme, ne banesen e tij". Te njejtat burime thane se policia u njoftua per kete ngjarje nga vellai i viktimes. Policia qe shkoi ne vendngjarje beri te ditur se ka sekuestruar ne cilesine e proves materiale nje pistolete TT dhe nje gezhoje. Grupi hetimor po punon per zbardhjen e plote te kesaj ngjarjeje. Gjata mesohet se ka hyre ilegalisht ne Shqiperi ne dhjetorin e vitit te kaluar, pasi kerkohej nga policia. Ai eshte strehuar ne nje apartament te familjareve te tij, vetem 300 metra larg postes se policise se qytetit. Prinderit i conin ushqim dhe nderresa pothuajse cdo dite. Sipas te dhenave te para, vetevrasja ka ndodhur rreth 24 ore perpara gjetjes se kufomes. Albert Gjata ishte denuar per vrasjen e Llazar Stefes, ne vitin 1998, ndersa ne vitin 1984 ishte denuar me 10 vjet burg per nje tjeter vrasje.

Xh. Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›