Mjeshtri i pikturës Zef Shoshi, thyen heshtjen e GKA
Zadrimës dhe portretizimin e malësoreve shqiptare dhe folklorit të veriut të Shqipërisë. Ekspozita përmban disa cikle punimesh në vaj, vepra të njohura të autorit si kompozimet me motive kombëtare Kuvendi i Lezhës e vitit 1974, Dedë Gjo Luli 1953, Pashko Vasa 1978 etj. Piktori Shoshi, përmes veprave të tij , sjell stilin e tij të dallueshëm e tashmë të konsoliduar ndër vite. Ekspozita e piktorit Shoshi shpalos krijimtarinë e tij me vepra retrospektive, duke filluar me Autoportretin e vitit 1955, me një grup veprash të periudhës së Akademisë në Rusi dhe duke vazhduar me vepra të periudhës së mbas studimeve (1960-1989), ku bëjnë pjesë gjithsej 27 vepra. Ndërkaq, ai sjell edhe një koleksion prej 35 veprash nga periudha 20-vjeçare 1989-2009, si dhe dy veprat e realizuara në vitin 2010 të titulluara Pashuku dhe Vajza me strajcë. Gjithashtu, Shoshi paraqet edhe punimet e viteve 2003-2010, të cilat vijnë për të parën herë te publikun. Në këto vepra prioritet marrin ngjyra e ngjeshur dhe drita diellore. Motivet kryesore që ka zgjedhur artisti në kompozimet e këtyre viteve janë ato historike dhe tema e fshatit, ku ai është frymëzuar për realizimin e dhjetëra portreteve e kompozimeve figurale. Ekspozitën e parë vetjake në Galerinë e Arteve Zef Shoshi e ka çelur në vitin 2002. Zef Shoshi, që mban edhe titullin Artist i Merituar, është pjesë e piktorëve të njohur shqiptarë Ai ka kryer liceun artistik Jordan Misja në Tiranë në klasën e piktorëve Sadik Kaceli, Abdulla Cangonji dhe Kel Kodheli, ndërsa studimet e larta i kreu në Shën Petërburg. Pas studimeve Shoshi e mbrojti diplomën në Tiranë në Institutin e Lartë të Arteve, punoi si ilustrator për disa vjet në shtëpinë botuese Naim Frashri dhe 8 Nëntori (1965-1974) dhe gjatë viteve 1974-1993 ishte piktor në profesion te lire. Kjo ekspozitë është e para pasOnufrit, që vjen në Galerinë Kombëtare.