Qytetarët vijojnë ankesat ndaj OSSH: Nuk lexohen sahatet, faturat të njëjta mes komshinjve
Ankesat e qytetarëve për faturat e energjisë elektrike shënojnë rekorde të reja. Edhe pse OSSH pretendoi se kishte grumbulluar ankesat dhe pushoi nga puna përgjegjësit konsumatorët familjarë të energjisë vazhdojnë të ankohen për faturat.
Tarifa mbi 100 mijë lekë për një familje me tre persona ku energjia përdoret vetëm për dritën e kuzhinës kanë revoltuar kryeqytetasit. Në sportelet ku paguhen faturat e energjisë qytetarët vazhdojnë të ankohen për faturat e shkurtit edhe pse nuk ka marrë ende një përgjigje mbifaturimi për dhjetorin e janarin.
Abuzimi
Abuzimet me faturat e energjisë elektrike janë kthyer në makth për kryeqytetasit.
Në pothuajse të gjithë zyrat ku paguhen faturat për llogari të OSSH qytetarët ankohen për vlerën e lartë që ju është faturuar. Në njësinë Nr.1 qytetarët protestojnë për faturat e shtrenjta që ju kanë shkuar poshtë derës nga faturistët e OSSH-së. Natasha Bocaj ka paguar rreth 300 mijë lekë për faturat e energjisë në tre muajt e fundit. Për muajin shkurt në fatura e shitjes së energjisë në familjen Bocaj ka shkuar me vlerën 105 mijë lekë, për janarin 88 mijë lekë dhe për dhjetorin 95 mijë lekë. Natasha pretendon se nuk ka shpenzuar 791 kilovat orë energji për muajin shkurt. Ajo pohon se jeton me dy prindërit dhe nuk shpenzojnë aq shumë energji elektrike. Sipas saj mësohet se asnjëherë nuk ka parë matësin elektrik. Nuk dinë në çkohë vjen faturisti për të parë matësin apo për të sjellë faturat. Edhe pse kanë lënë shënim në kasën ku ndodhen matësit që faturisti të na njoftojë kur vjen për të lexuar numrat që të konsultohemi me matësin kjo nuk ka ndodhur asnjëherë. Sipas rrëfimit të qytetares mësohet se vëllai të saj, i cili jeton në të njëjtën shkallë me të i ka ardhur e njëjta faturë, sipas të cilës dy familje në të njëjtin muaj kanë shpenzuar të njëjtit kilovator. Vëllai im është vetë i tretë në shtëpi, po janë të gjithë në punë dhe ne nuk mund të kemi shpenzuar të njëjtën sasi kilovatorësh, tregon Natasha. Sipas saj faturat shumë të larta dhe fakti se dy familje nuk mund të shpenzojnë saktësisht të njëjtën sasi kilovatësh tregon për faturat arbitrare të OSSH. Qytetarja pretendon se është ankuar edhe në muajt e shkuar për faturat e larta, por nuk ka marrë asnjë përgjigje nga OSSH. Edhe dje ajo u paraqit pranë zyrave të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë për të dorëzuar faturën së bashku me ankesën.
Ankesat
Sipas punonjësve në zyrat rajonale numri u ankesave nga qytetarët sa vjen edhe shtohet, madje ankesat kanë arritur nga 50 deri në 70 raste në ditë. Këto raste në pjesën më të madhe të tyre kanë të bëjnë me problemin e mbifaturimit të energjisë elektrike pasi kjo shkelje jo vetëm që nuk reduktohet nga OSSH por sa vjen edhe thellohet. Çdo ditë gjendja sa vjen dhe përkeqësohet pasi numri i qytetarëve është gjithnjë e në rritje Shprehen specialistë në një prej zyrave rajonale që ndodhet pranë pallateve Agimi. Qytetarët që kërkojnë zgjidhjen e problemit me mbifaturimit e energjisë elektrike deklarojnë se Që prej disa ditësh ata enden sa në një zyrë në tjetrën për të bërë ankesat e faturave dhe asnjë masë nuk është marrë deri tani
Zyra
Zyra e ankesave është shkrirë dhe të gjithë qytetarët që duan të kryejnë një ankesë për problemin me faturat duhet të paraqiten pranë çdo zyre ku kryejnë edhe pagesën e energjisë elektrike Sipas këtyre punonjësve të cilët refuzojnë të identifikohen me emër ky vendim është marrë së fundmi nga vetë Drejtori i ri i zyrës zonale të OSSH-së. Ky veprim sipas këtyre punonjësve është kaluar në përgjegjësi të zyrave rajonale ku duhet të plotësojnë një formular për të vazhduar më pas më ankesën me shkrim. Kështu shmanget në këtë mënyrë fluksi i madh i qytetarëve që më parë e dorëzonin në zyrën kryesore çdo ankesë që ata kishin në lidhje me mbifaturimin e energjisë, leximin e gabuar nga operatorët të sahatit ose me faturat afrove.
Dy fatura me të njëjtën vlerë
Në të njëjtën shkallë dy familje me nga tre persona, ku anëtarët e njërës familje qëndrojnë gjithë kohën në shpi dhe anëtarët e familjes tjetër janë gjithë kohës në punë faturohen me të njëjtën shumë. Natasha Bocaj dhe familja e vëllait të saj janë detyruar të paguajnë nga 105 mijë lekë drita. Nuk mund të ndodhë që dy familje të shpenzojnë të njëjtën sasi kilovatësh në të njëjtën muaj- pohon Natasha.
Qytetarët: Faturistët nuk kapen
Pas problemeve me faturat e energjisë pothuajse të gjithë konsumatorët e saj kërkojnë të ballafaqohen me matësin. Por në asnjë rast faturisti nuk ka shpjeguar blerësit e energjisë apo tju lejojë atyre konsultimin me matësin. I kemi kërkuar disa herë që faturisti të na ballafaqojë më matësin, por ne nuk dimë as kur vjen për të lexuar sahatin dhe as kur na sjell faturën. Gjithnjë faturat i gjejmë në shkallë, tregojnë qytetarët. Madje ato i kanë edhe shënime në kabinën ku ndodhen të kyçur marsit elektrik për të parë numrat por asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje. Problemi është bërë me shqetësuar në tre muajt e fundit ku faruat e energjisë pothuajse janë dyfishuar. Futuristen e kemi kërkuar në të gjitha zyrat, por është e pamundur ta kapësh- pohon një banore e rrugës Pjetër Bogdani. Ajo pretendon se nuk ka shpenzuar asnjëherë aq shumë energji sa i ka faturuar OSSH.
Qytetarët: Na janë dyfishuar faturat
Vijojnë ankesat për faturat e stratosferike të energjisë elektrike, te cilat ju kanë shkuar poshtë derës qytetarëve. Dy familje në afërsi të zonës së ish-bllokut janë përballur me fatura të dyshifuara për dy muajt e fundit. Edhe pse janë ankuar pranë zyrave të OSSH nuk kanë marrë ende asnjë përgjigje. Qytarët pohojnë se përveç rritjes së çmimit plotësimi i faturave pa lexuar matësit, është përsëritur dy muaj radhazi në lagjen e tyre. Abuzimi me anë të faturave të energjisë tashmë është kthyer në një fenomen mbarë kombëtarë dhe ka zënë fill qysh nga privatizimi i OSSH. Sipas një qytetari në zonën e Bërrylit në kryeqytet, vetëm për një llambë shkallës fatura i ka ardhur me vlerën prej 250 mijë lekëve të vjetra. Pra, mënyra e organizimit të vjedhjes është thjeshtë. Ministrit Prifti, duke shfrytëzuar postin, ka lidhur një pakt me OSSH. Së pasi e ka siguruar OSSH nga hetimet e mundshme prej denoncimeve të qytetarëve, me kusht që ai të përfitojë nga paratë. Vetëm çmontimi i kësaj lidhjeje mund ti japi fund vjedhjes së qytetarëve. Sesi realizohet vjedhja, me anë të matësve apo me fatura fiktive, kjo nuk fort rëndësi, thelbësore është se ku e ka këtë mbështetje OSSH. Në janar të 2012 në Shqipëri do të aplikohet një sistem tërësisht i rinovuar matjeje. Lajmi është bëri i ditur dje nga kompania CEZ. Sipas kësaj të fundit mësohet se sistemi i ri do të instalohet për shkak të problemeve që paraqet sistemi aktual. Ndërkohë përveç se ka pranuar defektet e veta CEZ ka pohuar se ka konstatuar shumë vjedhje nga konsumatorët. Nga kontrollet e deritanishme të OSSH janë zbuluar edhe 5300 raste vjedhjesh të energjisë nga konsumatorët, në një vlerë prej 235 milionë lekësh. CEZ deklaroi se në Shqipëri aplikohet një sistem i keq faturimi që fillon nga problemet me pajisjet matëse të energjisë e deri te punonjësit që bëjnë faturimin.
OSSH pranon vjedhjen, prokuroria nuk nis hetimet
Mbifaturimet e energjisë nga OSSH dhe ankesat qytetarëve ndaj operatorit të shpërndarjes nuk përbëjnë çështje për hetim për organin e akuzës. Prokuroria nuk ka nisur procedim penal për të zbardhur abuzimet e OSSH-së. Edhe pse asnjë prej qytetarëve nuk ka parë si rrugëzgjidhje ti drejtohet organit të akuzës kjo e fundit mund të nisë në çdo rast konstatimi shkelje hetim kryesisht. Burime nga akuza bënë të ditur se prokurori nuk kanë nisur hetime në lidhje me abuzimet e Operatorit të Shpërndarjes ndaj konsumatorëve të energjisë elektrike. Duket se prokurorisë i mjaftoi fati se OSSH u vetëdeklaruar fajtorë duke pranuar abuzimet në masën 105 milion lekë të rinj për të mos nisur një procedim penal për të zbardhur vlerën reale të dënimi