E Diel, 1 Nëntor 2026

Ballsh, ulen rastet me helmime, asnjë masë ndaj ujit të infektuar

BALLSH-Pas katër ditësh nga alarmi për ujin e pijshëm, sot qyteza e Ballshit është zgjuar me e qetë. Vetëm 21 persona i janë drejtuar deri në mesditë spitalit rajonal të qytetit me simptoma helmimi nga uji i pijshëm. Pasi kanë marrë serumet ata janë palrguar me tëe qetë në banesat e tyre, bën të ditur sot korrespondenti i TVNews24, Agron Llupi.
Drejtoria e spitalit pohoi se situate po shkon drejt normalizimit pas dyndjeve massive përgjatë një jave, ku qytetarë të shumtë u paraqitën në ambientet spitalore me shenja helmimi. Pas rasteve, Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet analizave të ujit bëri me dije se helmimi masiv u shkaktua nga një infeksion baketrial. Infeksioni vinte si pasojë e përzierjes së ujrave të zeza me ato të bardha rejtorisë së këtij spitali se situata po shkon drejt normalizimit pas dyndjeve massive përgjatë një jave, ku qindra qytetarë u paraqitën në spital me simptomat e helmimit masiv, ku më pas analizat e MSH konkluduan se ishte një infeksion bacterial i shkaktuar nga kryqëzimi i ujrave të zeza me ato të bardha si dhe hedhja e mbeturinave në tubacionet e ujit të pijshëm.
Ndërkohë sipas drejtorisë së ujësjellësit të Ballshit, masa e vetme e marrë deri tani është ajo e dyfishimit të klorit në ujin e pijshëm

Një ditë më parë kamera e News 24 filmoi zonën ku tubacionet e ujit të pisjhëm që furnizojnë të gjithë rrethin e Ballshit bashkohen me ujrat e zeza dhe fekalet, pikërisht në Lagjen “Bylis” të këtij qytetit, cka sipas banorëve është shkaku i vetëm i infektimit masiv të qindra banorëve.
Gjatë javës në spital u shtuar më shumë se 400 persona të gjithë me simptoma si diarre, temperature e ulët ose e lartë dhe të vjella shoqëruar me dhimbje barku. Situata alarmoi qytetin e vogel të Ballshit, ndërsa edhe pas rezultatit të analizave, ende asnjë masë konkrete nuk është marrë për riparimin e tubacioneve të ujit të pijshëm.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›